Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Performanca në “Ulpiana Fest” paraqitet rrejshëm si urrejtje e shqiptarëve myslimanë ndaj katolikëve

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Në median sociale X (ish-Twitter) janë publikuar disa fotografi në të cilat paraqiten disa kryqe (simbol i të krishterëve) në flakë.

Përmes këtyre fotografive, llogaria në gjuhën angleze “Global Dissident” ka pretenduar se kjo vepër është kryer nga shqiptarët myslimanë, duke shtuar se kjo është bërë si shenjë urrejtje ndaj katolikëve.

Cila është e vërteta prapa këtyre fotografive?

Pas hulumtimit të kryer, hibrid.info ka vërtetuar se këto pamje janë të shkrepura nga një shfaqje teatrore në kuadër të festivalit “Ulpiana Fest”, i cili u mbajt për dy ditë (31 gusht – 1 shtator) në Parkun Arkeologjik të Ulpianës, pranë Prishtinës.


Vegëza e postimit të publikuara në X nga llogaria “Global Dissident”:

https://archive.ph/QuFk6


Çka është festivali “Ulpiana Fest”?

Festivali ofron program të ngjeshur të shfaqjeve, veshjeve, ushqimeve, lojërave dhe copëza të tjera përjetimesh dhe performacash me temë nga antikiteti.

“Ky festival është i pari i llojit të tillë në gjithë Kosovën, përmes të cilit synojmë që ta zgjojmë kureshtjen dhe ta ngrisimin vetëdijen e qytetarëve mbi rëndësinë e trashëgiminë kulturore në përgjithësi e lokaliteteve tona arkeologjike në veçanti. Do mundohemi që përmes shkencës dhe artit të kuptojmë më shumë rreth mënyrës se si jetonin banorët e Dardanisë antike. Duke gërshëtuar vlerat moderne me ato të lashtësisë. Përgjatë netëve të festivalit, arkeologjia, antropologjia, entografia dhe arti do bëhen bashkë për të dhuruar spektakël të frymëzuar nga lashtësia”, shkruan në ueb-faqen e festivalit. (shih këtu)


Pra, llogaria e “Global Dissident” ka përdorur fotografi nga ky festival, duke pretenduar pasaktë se kjo vepër është kryer nga shqiptarët myslimanë si shenjë urrejtje ndaj katolikëve.


Analiza:

Përmes disa fotografive u pretendua se djegia e kryqit, simbolit të besimit katolik, u krye nga shqiptarët myslimanë, duke shtuar se kjo vepër u krye si shenjë urrejtje ndaj katolikëve.

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se imazhet janë shkrepur nga një shfaqje teatrore në festivalin “Ulpiana Fest”, festival ky që synon gërshetimin e vlerave moderne me ato të lashtësisë, duke paraqitur mënyrën e jetesës të banorëve të Dardanisë antike.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson pretendimin e bërë nga llogaria e lartcekur si “Përmbajtje e paverifikuar”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere