[email protected]
Pretendohet rrejshëm se kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi ka mbetur i plagosur nga një atentat
shape
shape
shape

Shkroi: Etrit Rexhepi

Portali i dyshimtë “realiteti.net” ka publikuar një artikull të titulluar “LAJMI I FUNDIT: Plagoset kryetari i Haraçinës, ka edhe viktima?

Informacioni i paraqitur në titull konfirmohet edhe në përmbajtje të këtij artikulli. 

Por, pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info është gjetur se kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi nuk është lënduar gjatë atentatit dhe po ashtu nuk është vërtetuar se ka persona të vdekur.


Vegëza e artikullit të publikuar nga portali i dyshimtë “realiteti.net”:


Pjesa nga përmbajtja e këtij artikulli:

Persona të paidentifikuar deri më tani kanë gjuajtur me kallashnikovë në drejtim të kryetarit të Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi, ndërsa i njëjti është i lënduar rëndë dhe aktualisht gjendet në Spitalin Klinik të Shkupit. Burime nga terreni tregojnë për gazetën KOHA se i vdekur ka mbetur A.A., djali i shoferit të kryetarit të Komunës, ndërsa të plagosur janë edhe dy-tre persona tjerë.”


Ky portal të njëjtin artikull e ka publikuar edhe në faqen e vet në Facebook (shih këtu).


Pas hulumtimit me anë të makinave të kërkimit, hibrid.info ka gjetur komunikatën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, ku konfirmohet atentati ndaj kryetarit të komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi, për të cilin thuhet se nuk ka pësuar lëndime (shih këtu).

Ndërsa në raportimet e disa mediave në gjuhën shqipe konfirmohet plagosja e dy personave nga ky atentat, si dhe bëhet e ditur se nuk ka të vdekur ashtu siç pretendohet në artikullin e mësipërm (shih këtu dhe këtu).


Analiza:

Pretendimet për plagosjen e Ridvan Ibrahimit, kryetarit të komunës së Haraçinës, në Maqedoninë e Veriut, si dhe për persona të vdekur nga ky atentat, nuk është i saktë

Hibrid.info ka gjetur se kryetari Ibrahimi nuk ka mbetur i lënduar nga rasti si dhe nuk ka viktima por vetëm të plagosur.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Share With Others

Translate »