[email protected]
Paraqitet gabimisht numri i rasteve të reja dhe i të shëruarëve me COVID-19 në Kosovë
shape
shape
shape

Portali “botasot.info” dje (17 mars) ka publikuar raportin 24 orësh të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ku në titull thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 23 raste të reja me Covid-19.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, vërtetohet që titulli i këtij artikulli është shkruar gabim, pasi IKSHPK-ja ka raportuar se brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 33 raste.

Gabim është bërë edhe në raportimin e e numrit të të shëruarëve që pretendohet të jetë 33, por në raportin e IKSHPK-së bëhet fjalë për 23 të shëruar gjatë 24 orëve.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “botasot.info”:

23 raste të reja me CoVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njoftoi se në 24 orët e fundit janë shënuar 33 raste pozitive me virusin CoVID-19 në Kosovë.

Raporti thekson se janë dhënë 313 doza të vaksinës kundër COVID-19. Po ashtu gjatë këtij 24 orëshi nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes ndërsa janë shëruar 33 qytetarë.


Vegëza e artikullit të publikuar në “botasot.info”:

https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1779324/23-raste-te-reja-me-covid-19-ne-kosove/?fbclid=IwAR0shG0dwJXFW4plTx_CYjux1imhwj93PoL7-xRwU2cVXAV6UNcnha1W460


Pjesë nga raporti 24 orësh i IKSHPK-së i publikuar me datë 17 mars:

Nga 1.126 testime, 33 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar anjë rast i vdekjes.

 Sot janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.230.

Raportin e plotë të IKSHPK-së të publikuar me datë 17 mars në faqen zyrtare në Facebook mund ta gjeni këtu.


Analiza:

Portali “botasot.info” ka gabuar në numrin e të infektuarve nga COVID-19 për 24 orët e fundit. Në këtë artikull thuhet 23 persona kanë rezultuar pozitiv, ndërsa në raportin 24 orësh të IKSHPK-së thuhet se janë raportuar 33 raste reja me SARS CoV-2 pozitiv.

Gjithashtu, në artikullin e “botasot.info” raportohet gabimisht se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 33 persona, ndërsa IKSHPK bën të ditur se numri i të shëruarëve është 23.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info këtë artikull të “botasot.info” e vlerëson si “gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Share With Others