• Rreth hibrid.info
  • Metodologjia
  • Impresumi
  • Korrigjime dhe demante
  • Kontakti
  • ADS
  • Publikimet
    • Raportet Mujore Monitoruese
    • Raportet
  • Partnerët
  • Raporto
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
      • Raportet
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    No Result
    View All Result
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
      • Raportet
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    No Result
    View All Result
    No Result
    View All Result
    Home Analizë

    Satira e Haradinajt për implikimin e Mossad-it në dosjet e Gjykatës Speciale, publikohet si deklaratë e mirëqenë nga mediat

    Hibrid by Hibrid
    23/09/2020
    in Analizë, Ballina, Fact Checking
    0
    Satira e Haradinajt për implikimin e Mossad-it në dosjet e Gjykatës Speciale, publikohet si deklaratë e mirëqenë nga mediat
    0
    SHARES
    0
    VIEWS
    Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

    Mediat online në Kosovë kanë publikuar një artikull, bazuar në një pohim të nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Nasim Haradinajt, i cili pretendon se dosjet e Gjykatës Speciale për krime Lufte në Kosovë, të kenë mundur “të rrjedhin nga Agjencia e Inteligjencës së Izraelit “Mossad”, si shkëmbim për njohje”.

    Haradinaj këtë e tha gjatë emisionit “Pressing” në televizionit T7, gjatë një debati që trajtonte rrjedhjen e provave dhe dëshmive të kësaj gjykate.

    Në kuadër të artikujve të publikuar nga disa portale, ishte shkëputur vetëm kjo pjesë e bisedës së Haradinajt, i cili duket se me cinizëm e satirë e kishte bërë këtë pohim. Pas dëgjimit të plotë të emisionit, vërehet se ky pohim i nënkryetarit të OVL-UÇK-së ishte shkëputur nga konteksti, meqenëse ai, paraprakisht, kishte thënë se është duke i thënë disa teori konspirative, duke lënë të kuptohet se nuk i beson asaj deklarate.

    Mirëpo në artikujt e shpërndarë nga mediat, nuk përmendet asnjëherë tendeca e Haradinaj për të satirizuar me këtë pohim.

    Artikulli origjinal i publikuar në gazetaexpress.com:

    Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se rrjedhja e dosjeve nga Gjykata Speciale mund vije si dhuratë nga agjencisë inteligjente Mossad.

    E kjo për shkak se sipas tij, Izraeli na njohu si shtet dhe kjo mund të jetë një dhuratë për neve.

    “Këtu mund të jetë më fell kjo punë. Neve na erdhi njohja e Israelit, ka mundësi që këtë dhuratë po na e bën Mosadi”, është shprehur Haradinaj.

    Tutje, ai sqaroi se rrjedhja e informacioneve i ndihmon mbrojtjes.

    “Rrjedhja e informacioneve na ndihmon neve si mbrojtje”, ka thënë Haradinaj.

    Ai gjithashtu tregoi se kanë kontaktuar me avokat të cilët kanë hezituar t’i shohin këto dokumente.

    “Ne kemi kontaktuar edhe me avokat të akredituar, por ka thënë se unë nuk dua ta hapi licencën”, shtoi Haradinaj.

    Vegëza e artikullit të publikuar në gazetaexpress.com:

    Nasim Haradinaj: Rrjedhja e dosjeve të Speciales mund të jetë dhuratë nga Mossadi pas njohjes së Izraelit

    Rreth minutës 1:07, të emisionit “Pressing”, mund të shihet se si Haradinaj, para se të shprehë këtë teori, deklarohet se po e thotë një “konspiracion”.

    https://www.facebook.com/Televizioni7/videos/996469654161818/?__xts__[0]=68.ARAoUt7kZ5QfnJ7IJ_Rr23kO1mK9PxedpU_3613RvutvRGolJU5E5OaS3kNHIlGYaOIWhEjI7t_sLBjKdpsUvL0SLP4uyjNBoq3Trrpz8ODCoNHSv2xClLWB3FgV6kQOn0YCo1niIfKjt8pKs8bnwULO34V-xnZT6Ixs4hr0cGzrxzNJKmqsiU_XAYGZpMuWPJrYaiAeNp9wz8OlrfSUZm6LtrXJZBIpGOYgNDHOA8Morjx8r5jL1HwjBR6zQyfiu8Xq9N5d3m7a9X6KWeMuePlPiOdXkI7hA2cfLIRHPiL8Pvsntynd0gOzKZCYVC-Mp_XXCBVfwBqMn_88eXtiDmKPr6PJ1Gwyhxg&__tn__=-R

    I njëjti artikull është publikuar bruto edhe në disa portale tjera online, pra duke e trajtuar si deklaratë të mirëqenë të Haradinajt.

    Haradinaj: Rrjedhja e dosjeve të Speciales mund të jetë dhuratë nga Mossadi pas njohjes së Izraelit
    Nasim Haradinaj: Rrjedhja e dosjeve të Speciales mund të jetë dhuratë nga Mossadi pas njohjes së Izraelit

    https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1382190/nasim-haradinaj-rrjedhja-e-dosjeve-mund-te-jete-dhurate-nga-mossadi/


    Analiza:

    Pas analizës hibrid.info, konstatohet se nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, paraprakisht potencoi se po e thotë një teori konspirative, me tendencën për të satirizuar rreth temës së diskutimit në debat. Mirëpo, e njëjta deklaratë është trajtuar nga disa media si mendim i mirëqenë i tij. Për të mos krijuar paqartësi në opinion dhe konfuzion rreth kësaj teme të ndjeshme, hibrid.info ka vendosur që ta kategorizojë këtë deklarim të Haradinajt si “satirë”, ndërsa raportimet e mediave rreth këtij lajmi si “dezinformatë”.  


    Arsyetimi:

    Satira

    Vlerësimi i “Satirës” përfshinë përmbajtjen e cila përdor lajme të paramenduar që përdorin satirën për të treguar realitetin. Ky është edhe një mënyrë e raportimit i cili nuk është problematik, nëse media arrin të argumentojë se bëhet fjalë për një përmbajtje satirike.

    Qëllimi i përfshirjes së këtij vlerësimi në metodologji është të tregohet ky lloj i përmbajtjes në situata kur mund të pretendohet se është një raport i vërtetë i mediave dhe kur bëhet potencialisht i dëmshëm në rast të transmetimit të mëtejshëm pa arritur që të shpjegohet qartë se bëhet fjalë për tekst satirik. Pra në raste të tilla, nëse një tekst nuk arrin të sqaroj se ka përmbajtje satirike, mund te kuptohet si i vërtetë dhe, si rrjedhojë, mund të krijojë opinion të gabuar tek audienca. Mirëpo, media që boton këtë lloj përmbajtjeje nuk mund të jetë në njërën nga listat negative vetëm për shkak të publikimit të këtij lloji të përmbajtjes.

    Dezinformata

    Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

    Tags: dezinformatëNasim HaradianjSatirë
    Hibrid

    Hibrid

    Related Posts

    Rrjedha e keqinformatave në lidhje me sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës
    Analizë

    Rrjedha e keqinformatave në lidhje me sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës

    30/09/2023
    Pretendohet rrejshëm se në tetor Kosova do të furnizohet me pajisjet ushtarake turke “Boran 105mm”
    Analizë

    Pretendohet rrejshëm se në tetor Kosova do të furnizohet me pajisjet ushtarake turke “Boran 105mm”

    30/09/2023
    Pretendim i paverifikuar se janë katër sulmues serbë të vrarë dhe identiteti i njërit prej tyre fshihet
    Analizë

    Pretendim i paverifikuar se janë katër sulmues serbë të vrarë dhe identiteti i njërit prej tyre fshihet

    30/09/2023
    • Trending
    • Comments
    • Latest
    Edhe 11 raste të reja me coronavirus në Kosovë, ndërsa shërohen dy pacientë

    Edhe 11 raste të reja me coronavirus në Kosovë, ndërsa shërohen dy pacientë

    0
    Manuale për fact checking

    Manuale për fact checking

    0
    Si t’i dalloni lajmet e rreme në kohën e fushatës në rrjete sociale

    Si t’i dalloni lajmet e rreme në kohën e fushatës në rrjete sociale

    0
    Mediet në Kosovë gjatë periudhës së COVID-19

    Mediet në Kosovë gjatë periudhës së COVID-19

    0
    Rrjedha e keqinformatave në lidhje me sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës

    Rrjedha e keqinformatave në lidhje me sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës

    30/09/2023
    Pretendohet rrejshëm se në tetor Kosova do të furnizohet me pajisjet ushtarake turke “Boran 105mm”

    Pretendohet rrejshëm se në tetor Kosova do të furnizohet me pajisjet ushtarake turke “Boran 105mm”

    30/09/2023
    Pretendim i paverifikuar se janë katër sulmues serbë të vrarë dhe identiteti i njërit prej tyre fshihet

    Pretendim i paverifikuar se janë katër sulmues serbë të vrarë dhe identiteti i njërit prej tyre fshihet

    30/09/2023
    Petkoviq pretendon rrejshëm se në mesin e Policisë së Kosovës gjatë aksionit në Banjskë kishte vrasës me pagesë

    Petkoviq pretendon rrejshëm se në mesin e Policisë së Kosovës gjatë aksionit në Banjskë kishte vrasës me pagesë

    29/09/2023
    Facebook Twitter Youtube LinkedIn
    • Rreth hibrid.info
    • Metodologjia
    • Impresumi
    • Korrigjime dhe demante
    • Kontakti
    • ADS
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
      • Raportet
    • Partnerët



    +383(0)44313428


    info@hibrid.info

    Copyright © 2023 hibrid.info

    No Result
    View All Result
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
      • Raportet
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    • Rreth hibrid.info
    • Metodologjia
    • Impresumi
    • Korrigjime dhe demante
    • Kontakti
    • Raporto
    • Partnerët

    Copyright © 2023 hibrid.info

    Raporto

    0 / 50
    0 / 1000