[email protected]
Lajm i rremë për mbylljen e shkollave
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “Specialja.com”, ka publikuar sot (20 shtator) një artikull me titull “Lajm shumë i keq për fëmijët, mirret vendim të mbyllen shkollat përsëri nga kjo datë”.

Titulli në këtë artikull është i rremë ndërsa teksti përmban vetëm një pjesë nga postimi i ministrit të shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili me datën 19 shtator tregoi që shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri do të rikthehet me mësim online, pasi në këtë institucion disa nxënës e mësimdhënës kanë rezultuar pozitiv me COVID 19.

Teksti origjinal i artikullit të botuar në Specialja.com:

Lajm shumë i keq për fëmijët, mirret vendim të mbyllen shkollat përsëri nga kjo date

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, thotë se situate me koronavirus në shkollën “Mustafë Venhari” në Vushtrri nuk është e mirë. Disa arsimtarë e nxënës kanë rezultuar pozitivë.

Përmes një postimi në Facebook, Zemaj thotë se duke pasur parasysh hulumtimin aktiv epidemiologjik dhe mbikëqyrjen e situatës epidemiologjike, IKSHPK’ja ka bërë testimin e të gjithë arsimtarëve dhe nxënësve. / Ju ftojmë që ta hapni marketingun për 5 sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive!

Vegëza e artikullit të botuar në Specialja.com:

https://specialja.com/2020/09/20/lajm-shume-i-keq-per-femijet-mirret-vendim-te-mbyllen-shkollat-perseri-nga-kjo-date/?fbclid=IwAR3GbhOnjvdhD07JFSiqpBJl2ZJkPPU4vUOuHnbcjhGL3W6GC3kVSjyd2Ho

Ministri Zemaj përmes rrjetit social Facebook gjithashtu bëri të ditur që IKSHPK ka rekomanduar që mësimi në këtë shkollë nga skenari “A” të kaloj në skenarin “C”, mësim online.

Postimi i plotë i ministrit Zemaj në Facebook:

https://www.facebook.com/zemajarmend/photos/a.582552938458257/3410272502352939/?type=3&theater

Analizë:

Pas një analize të hibrid.info, lajmi i portalit “Specialja.com” përmban titull të sajuar, i cili nuk përkon me përmbajtjen e tekstit. Ky lajm kategorizohet si “Dezinformatë” dhe Clickbait”, pasi që ka për qëllim që të nxis lexuesit të hapin artikullin.

Arsyetimi:

Dezinformata

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others