Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Përmes një videoje të vjetër pretendohet rrejshëm se ushtria shqiptare u nis për Kosovë

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Një llogari në TikTok me përmbajtje në gjuhën shqipe që mban emrin “mtrks25” ka publikuar dje (17 prill) një video-material në të cilën paraqiten disa automjete ushtarake.

Këtij video-materiali, faqja e lartcekur i ka vënë mbishkrimin “Ushtria shqiptare duke shkuar në Kosovë”.

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është arritur të gjendet video-materiali i njëjtë i publikuar në Youtube gjatë muajit mars, ku sqaron se pamjet paraqesin automjetet ushtarake të Shqipërisë “MRAP” duke parakaluar në rrugë.


Vegëza e video-materialit të publikuar në TikTok nga llogaria “mtrks25”:

https://www.tiktok.com/@mtrks25/video/7358925548485135621

Hibrid.info ka arritur të gjejë video-materialin e njëjtë të publikuar me datë 14 mars 2024 në Youtube, nga kanali “WOLVESBRIGADE”.

Kjo video e publikuar nga ky kanal mban titullin “Albanian Army MRAP`s on the Streets 2024”, që në shqip përkthehet “MRAP-ët e Ushtrisë Shqiptare në Rrugë 2024”. (shih këtu)


Hibrid.info ka hulumtuar edhe më tej në lidhje me këto automjete ushtarake, ku është vërtetuar se me datë 4 prill 2019, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i kishin dhuruar Shqipërisë 37 automjete të tilla “MRAP”. (shih këtu)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se një llogari në TikTok ka publikuar me datë 17 prill një video të vjetër në të cilën paraqiten automjetet ushtarake të Shqipërisë “MRAP” duke parakaluar në rrugë, e që përmes këtij video-materiali pretendohet rrejshëm se “ushtria shqiptare duke shkuar në Kosovë”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere