Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Clinton nuk ka folur për Thaçin në “Washington Post”

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një imazh ku shihet Bill Clinton, ish-president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA-së).

Imazhi është publikuar në Facebook të mërkurën (18 mars), nga një faqe me emrin “Realiteti” dhe ka mbishkrimin që pretendon se Clinton ka deklaruar se “Gjykata Speciale duhet ta kuptojë që SHBA dhe NATO nuk e kanë mbështetur një ndërmarrje kriminale, por një ndërmarrje çlirimtare. Ne kemi pasur inteligjencën më të fortë në botë, e kemi hetuar Thaçin dhe ai është plotësisht i pastër. Dënimi i tij do të ishte një goditje e madhe për ne.

Në këtë mbishkrimin pretendohet edhe se ish-presidenti amerikan këtë deklarim e ka bërë në mediumin në gjuhën angleze “Washington Post”.

Cila është e vërteta?

Nuk ka asnjë burim kredibil që vërteton se Clinton ka deklaruar publikisht atë që pretendohet në këtë postim.

Ky postim deri në momentin e trajtimit ka marrë mbi 1 mijë e 200 pëlqime, mbi 100 komente dhe 140 shpërndarjë. Në bazë të përmbajtjeve në komente, mund të vlerësohet se audienca ka gjasë ta përceptojë pretendimin si të besueshëm.

Faqja që ka publikuar postimin nuk është burim kredibil informimi, por ka mbi 29 mijë ndjekës (shih këtu).

Disa nga komentet në postim:

Edhe pse në përmbajtje mungon data e deklarimit të pretenduar, aty pretendohet se Clinton deklarimin e ka bërë në mediumin “Washington Post”.

Hibrid.info ka kontrolluar në uebfaqen e këtij mediumi, por nuk arriti ti qaset arkivës së uebfaqes (shih këtu).

Për shkak se në deklaratën e pretenduar, përmendet Hashim Thaçi, ish-presidenti i Kosovës, Hibrid.info provoi t’i qastet informacionit të pretenduar në mënyrë indirekte, me anë të “Google”, makinës së kërkimit, duke me fjalët “bill clinton hashim thaçi washington post”. Por, në rezultatet nga kërkimi nuk u has ndonjë informacion i besueshëm, që do të konfirmonte pretendimin (shih këtu).

Nëpërmjet “Google” u hulumtua direkt edhe për deklaratën e pretenduar, duke e bërë kërkimin më fjalët që pretendohet të jenë thënë nga Clinton. Edhe nga ky kërkim, nuk u has ndonjë informacion zyrtar që vërteton se ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, ka deklaruar publikisht diçka të tillë (shih këtu).


Hashim Thaçi ishte udhëheqës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), lëvizjes guerile shqiptare që luftonte për t’i u kundëpërgjigjur sulmeve të forcave serbe në atë kohë (shih këtu).

Edhe pse disa qeveri perëndimore e kishin quajtur UÇK-në një organizatë terroriste në vitin 1997, perceptimi i Perëndimit për grupin ndryshoi ndërsa autoritetet serbe dhe jugosllave morën masa të ashpra në Kosovë në vitet 1998-99.

Bill Clinton, që shërbeu në detyrën e presidentit të ShBA-së nga vitet 1993-2001, në dy mandate, ishte personi që autorizoi bombardimet e NATO-s kundër Jugosllavisë në vitin 1999, çka i dha fund sulmeve të forcave serbe ndaj popullatës shqiptare në Kosovë (shih këtu).   

Megjithatë, në qershor të vitit 2020, Thaçi u akuzua për krime lufte nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Dhomat e Specializuara me seli në Hagë. Gjykimi ndaj tij përfundoi më 18 shkurt 2026, ndërsa vendimi përfundimtar ende pritet të merret (shih këtu).

Zyrtarët politikë nga administrata e ish-presidentit Clinton, të deklaruar publikisht për rastin ndaj Thaçit, janë James Rubin, ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit dhe Christofer Hill, ish-emisari amerikan për Kosovës, të cili ishin edhe dëshmitarë të ftuar nga mbrojtja e ish-presidentit Thaçi në këtë gjykim.

Në bazë të këtyre dëshmive pretendimet në këtë postim (për kriminalitetin ose jo të UÇK-së dhe verifikimet e ShBA-së për Thaçin) janë deklaruar nga Rubin dhe Hill në këtë proces (shih këtu).

Por, në asnjë rast nuk është gjetur se Clinton ka deklaruar diçka të tillë.


Hibrid.info edhe në të kaluarën ka trajtuar përmbajtje ku ngjashëm pretendohet se zyrtarë amerikanë janë deklaruar për procesin gjyqësor të Thaçit (shih këtu dhe këtu).

Analiza:

Është publikuar një imazh i Bill Clinton, i shoqëruar me një mbishkrim që pretendon se ai ka deklaruar se Hashim Thaçi është “plotësisht i pastër” dhe se një dënim i tij do të ishte “goditje e madhe për SHBA-në”. Postimi gjithashtu pretendon se kjo deklaratë është bërë për mediumin The Washington Post.

Pas verifikimit të fakteve, Hibrid.info nuk ka gjetur asnjë dëshmi që Bill Clinton të ketë bërë një deklaratë të tillë publikisht. Nuk ekziston asnjë publikim i kësaj natyre në The Washington Post apo në ndonjë medium tjetër kredibil.

Kërkimet online dhe verifikimi i burimeve të besueshme nuk kanë nxjerrë asnjë informacion që e konfirmon këtë pretendim

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere