Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm për publikimin e një sondazhi para zgjedhjeve në Kosovë në një platformë ndërkombëtare

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një imazh që pretendon se një paraqet një sondazh bazuar nga “statista.com”, platformë me bazë në Gjermani për mbledhjen e statistikave, raporteve dhe njohurive, ku tregohet mbështetja elektorale ndaj subjekteve politike në Kosovë, para zgjedhje parlamentare të 9 shkurtit.

Kjo përmbajtje është publikuar në TikTok nga një llogari me emrin “valkosova113”.

A është kredibil sondazhi i paraqitur?

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është gjetur se një sondazh i tillë nuk është publikuar nga burimi, të cilit i janë referuar.

Sondazhi nuk shfaq të dhëna numerike konkrete, vetëm ka paraqitur rritjen dhe rënien e subjekteve politike në Kosovë, në krahasim me zgjedhje e vitit 2021.

Hibrid.info ka hulumtuar në ueb-faqen e platformës , “statista.com”, për të gjetur nëse posedon të dhëna për mbështetjen ndaj subjekteve politike në Kosovë, por diçka e tillë nuk është hasur (shih këtu).

Rreth sondazheve

Një prej sondazheve është publikuar nga Valicon, një prej agjencive të hulumtimit në rajonin Adria. Në bashkëpunim me platformën e saj online Opinia.Club, Valicon ka realizuar sondazhin parazgjedhor për këtë proces zgjedhor.

Sondazhi tjetër (17 dhjetor) që u qarkulloi në media ishte nga kompania “UBO Consulting”, e cila sqaroi se sondazhi për partitë politike është bërë nga shërbimi OMNIBUS.

Të dhënat e këtij sondazhi paraqesin përqindje tjera (jo shumë ndryshe) nga ato të paraqitura nga llogaritë e lartcekura në TikTok (shih fotografinë më poshtë).

Hibrid.info ka verifikuar dhjetëra sondazhe të rreme e të vjetra që ishin të manipuluara me pretendimin të paraqiten si aktuale. (shih artikullin këtu)


Analiza:

Pretendimi për publikimin e një sondazhi lidhur me subjektet politike për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, është i rremë.

Hibrid.info ka hulumtuar në platformën, të cilës i është referuar publikuesi, por ky sondazh nuk është gjetur.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere