[email protected]
Përmes titullit dhe fotografisë pretendohet të paraqitet se ulja e çmimit të energjisë elektrike ka të bëjë me Kosovën
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “truepostnew.com” ka publikuar më 22 shtator një artikull me titull “Vjen lajmi fantastik për qytetarët, Do të ulet cmimi i energjisë nga data e..”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues që nuk qartëson se cili shtet ka marrë këtë vendim.

Kjo bëhet e ditur vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “Britania do të ulë koston e shitjes me shumicë të energjisë elektrike dhe gazit për bizneset në më pak se gjysmën e normës së tregut nga muaji i ardhshëm, një plan ky i ngjashëm dhe për konsumatorët, duke ndihmuar në këtë mënyrë, në lehtësimin e presionit të kostove të larta të energjisë”.

Duke e ditur se ky portal i dyshimtë shumicën e artikujve që i poston kanë të bëjnë me Kosovën (shih këtu), kjo mund t’i dezinformojë lexuesit duke i bërë të mendojnë se ulja e çmimit të energjisë ka të bëjë me Kosovën.

Gjithashtu, edhe fotografia e publikuar në artikullin e portalit të dyshimtë “truepostnew.com” nuk korrespodon me përmbajtjen, pasi në të shihet një faturë vjetër (2014) e energjisë elektrike e lëshuar nga një kompani për distribuim të energjisë elektrike në Kosovë, saktësisht KEDS-it.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “truepostnew.com”:

https://truepostnew.com/vjen-lajmi-fantastik-per-qytetaret-do-te-ulet-cmimi-i-energjise-nga-data-e/?fbclid=IwAR2Ykv_OF6kmhTjdjy6cuXo941hFYcrbByo2iR1WzOWbB1ko703TuYzIBKk

Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook përmes faqes “Gazeta”, e cila numëron mbi 200 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar nga mediumi online “A2news.com”, që mban titullin adekuat “Britania do të përgjysmojë çmimin e energjisë dhe gazit për biznesin”. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “truepostneë.com” ka publikuar një artikull lidhur me uljen e çmimit të energjisë në Britani.

Mirëpo, ky portal i dyshimtë këtij artikulli i ka vënë titull përgjithësues, duke mos qartësuar se cili shtet ka marrë këtë vendim. Tjetër fakt që bën të mendohet se lajmi ka të bëjë direkt me Kosovën, është edhe fotografia e vendosur në këtë artikull, në të cilët paraqitet një faturë e vjetër e energjisë elektrike e një kompanie të distribuimit të energjisë elektrike ne Kosovë (KEDS).

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others