[email protected]
Dënimi i UEFA-s për Shqipërinë me mbyllje të tribunave pas portave pezullohet me kusht
shape
shape
shape

Faqja “Albania Team” në Facebook ka publikuar dje (20 shtator) një postim me pretendimin se shtëpia evropiane e futbollit (UEFA) ka dënuar kombëtaren e Shqipërisë që për dy vite të mbyllë dy tribunat pas portës gjatë ndeshjeve të kombëtares.

Mirëpo, pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se pretendimi i bërë nga faqja e lartcekur, nuk qëndron.

Në njoftimin e bërë nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) thuhet se UEFA ka shqiptuar dënimin prej 44 mijë eurosh për hedhjen e fishekzjarrëve në fushën e lojës gjatë ndeshjes me Poloninë.

Ndërsa vendimi për mbylljen e stadiumit është pezulluar për një periudhë prove, duke filluar nga ndeshja e radhës në shtëpi me Republikën Çeke. Pra, periudha provuese përfshin kushtin që në ndeshjet e ardhshme si vendas të mos ketë asnjë ndezje fishekzjarri në stadium.


Vegëza e postimit në Facebook nga faqja “Albania Team”:

https://www.facebook.com/albania.teamm/posts/pfbid0wNzZKEsW875nU3HemvoAfShXSi38NyeFuxdDUw5rVdxFXYXHk65G84J1VvnsZHMgl


Mbishkrimi origjinal në postimin e publikuar nga faqja “Albania Team” në Facebook:

UEFA denon FSHF qe per dy vite te mbylle dy tribunat pas portes gjate ndeshjeve te kombetares 🤯🤯.

Gjithashtu FSHF gjobitet 30 mine euro per fishekzjarret dhe 14 mije euro per disa mangesi ne organizimin e ndeshjes.


Hibrid.info ka gjetur njoftimin e lëshuar nga FSHF në lidhje me dënimin e shqiptuar nga UEFA. (shih këtu)


Pjesë nga njoftimi i FSHF-së:

Federata Shqiptare e Futbollit është njohur pak minuta më parë me vendimin e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA që ka vendosur të gjobisë FSHF-në me 44 mijë euro për hedhjen e fishekzjarreve në fushën e lojës, hedhjen e sendeve të forta, bllokimin e rrugëve të kalimit në sektorë të caktuar të stadiumit dhe mbylljen e pjesshme të stadiumit në tribunat veriore dhe jugore.

Mbyllja e këtyre tribunave është me kushtin që në ndeshjet e zhvilluara në shtëpi të mos ketë asnjë ndezje fishekzjarri në stadium. Vendimi për mbylljen e stadiumit është pezulluar për një periudhë prove, duke filluar nga ndeshja e radhës në shtëpi me Republikën Çeke.

Mbyllja e stadiumit do të ishte e dëmshme për ekipin tonë Kombëtar në këto momente ku objektivi i synuar kërkon të ketë pranë dhe lojtarin e 12-të.


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se faqja “Albania Team” ka pretenduar rrejshëm se UEFA ka dënuar Shqipërinë, siç thuhet, për dy vite të mbyllë dy tribunat pas portave, si shkak i gjuajtjes së fishekzjarrëve nga tifozët shqiptarë në ndeshjen e zhvilluar ndaj Polonisë.

Në njoftimin e FSHF-së thuhet se ky vendim është pezulluar për një periudhë prove, dhe se mbyllja e këtyre tribunave është me kushtin që në ndeshjet e ardhshme të zhvilluara si vendas të mos ketë asnjë ndezje fishekzjarri në stadium.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson postimin e faqes “Albania Team” si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others