[email protected]
Përmes titullit nuk sqarohet se lajmi ka të bëjë me rritjen e pensioneve në Maqedoninë e Veriut
shape
shape
shape

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (3 prill) një artikull me titull “Rritja e pensioneve: Mund të blejmë 15 bukë më shumë”.

Pas kontollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i artikullit nuk qartëson se bëhet fjalë për rritjen e pensioneve në Maqedoninë e Veriut.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje të artikullit, ku thuhet se “Bazuar në metodologjinë e re për rritjen e pensioneve, dy herë në vit, në mars dhe në shtator, mbi 337 mijë pensionistë të Maqedonisë së Veriut, në prill kanë marrë pensionet me një rritje prej 5.3 për qind të vlerës aktuale, apo 10 deri në 65 euro, varësisht shumës së pensioneve që u takon”.

Portali informativ në fjalë është i regjistruar në Kosovë (shih këtu), andaj si i tillë, titulli në fjalë, lë vend për keqinformim te lexuesit duke i bërë ata që të mendojnë se bëhet fjalë për rritjen e pensioneve në Kosovë.


Vegëza e artikullit të publikuar në “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/712718/rritja-e-pensioneve-mund-te-blejme-15-buke-me-shume/?fbclid=IwAR1Ie-rL7omnuT0sfU0o1RsWTe0k_YWGoapJlTuFQnzpRG7bChGLwIn1HMU_aem_AXEcmUgaJHbEr31kZ9q1YjDxlQCGUsXnjn9R8E2wpu7PpakZXQCcaYhsBPce7GV0JZlR7rf580LIDaR8OhCegRvj


Në përmbajtje të artikullit të publikuar nga “Kosova-sot.info”, është cituar mediumi “Radio Evropa e Lirë” (REL).

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në “Radio Evropa e Lirë”, në titullin e së cilit sqarohet se lajmi ka të bëjë me rritjen e pensioneve në Maqedoninë e Veriut. (shih këtu)

Pra, “Kosova-sot.info” ka marr artikullin e publikuar nga “REL”, të cilit më pas i ka ndryshuar titullin.


Analiza:

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull lidhur me rritjen e pensioneve, por në titull nuk ka sqaruar se lajmi ka të bëjë me Maqedoninë e Veriut.

Ky medium online është portal i cili vepron në Kosovë dhe mosdhënia e informacioneve për vendin e ngjarjes, shumë lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit, se bëhet fjalë për rritjen e pensioneve në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others