Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Përmes titullit pretendohet rrejshëm se KFOR-i ka marr përsipër transportin e dinarit në Kosovë

FATBARDH DEMA

Portali informativ “ntv.al” ka publikuar dje (11 mars) një artikull me titullin “KFOR çon dinarë në Kosovë/ Largohen britanikët”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli nuk përputhet me përmbajtjen.

Në përmbajtje kuptohet se sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes në Serbi, Nemanja Staroviq, duke folur rreth çështjes së dinarit në Kosovë, është shprehur se KFOR-i përkohësisht do të mund të merrte për përgjegjësinë për transportin e parave për të furnizuar bankën.

Nisur nga rëndësia e titullit në strukturën e një artikulli (këtu), shpërputhja e informacionit që jepet në titull me atë që tregohet në përmbajtje, në këtë rast mund të kuptohet si tendencë manipulimi për lexuesit, të cilët mund ta marrin informacionin e paraqitur në titull si të mirëqenë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin informativ “ntv.al”:


Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është gjetur intervista e Staroviq-it dhënë për “Zërin e Amerikës” në shërbimin në gjuhën boshnjake. (shih këtu)

Staroviq i pyetur rreth vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për ta bërë euron valutë të vetme legale në Kosovë, u përgjigj duke bërë apel tek partnerët ndërkombëtarë që të reagojnë sipas sistemit të masave urgjente – ad hoc, që sipas tij kjo të bëhet në mënyrë që paratë të transportohen njëjtë si në njëzet e pesë vitet e mëparshme.

Po ashtu ai tha se beson që KFOR-i përkohësisht do të mund të merrte përgjegjësinë për transportin e parave.

“Atë punë e kryen një kompani britanike, e cila është e licencuar në Prishtinë. Nëse nuk ka kush tjetër që ta sigurojë, ajo që thashë ditët e kaluara – është se besoj se KFOR-i, së paku përkohësisht, do të mund të merrte përgjegjësinë për transportin e parave për të furnizuar Bankën postare të kursimeve”, tha Staroviq për “Zërin e Amerikës”.


Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë njoftoi të hënën se Banka e Postës e Serbisë i ka hapur katër degë të improvizuara bankare në afërsi të pikëkalimeve kufitare me Kosovë, në të cilat, sipas saj, serbët e Kosovës mund t’i tërheqin të ardhurat e tyre nga shteti serb. (shih këtu artikullin e publikuar nga Radio Evropa e Lirë)


Pra, siç shihet në asnjë rast KFOR-i nuk ka marr përgjegjësi për transportin e parave (dinarit) në Kosovë, siç paraqitet përmes titullit në artikullin e “ntv.al”.


Analiza:

Pretendimi i titullit të një artikulli të publikuar nga “ntv.al”, në të cilin thuhet se KFOR-i çon dinarët në Kosovë, nuk është i qëndrueshëm.

Informacioni i publikuar është bazuar nga deklarata e sekretarit shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes në Serbi, Nemanja Staroviq, i cili ka thënë se KFOR-i përkohësisht do të mund të merrte përgjegjësinë për transportin e parave për të furnizuar Bankën postare të kursimeve.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere