Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Lajm i vjetër: Scholz nuk pritet ta vizitojë Kosovën

HIBRID

Artikulli me titull “Konfirmohet data – Ja se ne cilen dite kancelari gjerman Scholz do ta vizitoje Kosoven”, është publikuar dje (29 gusht) nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe  “news426media.com”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky artikull është i vjetër dhe ka të bëjë me vizitën e Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, të realizuar në muajin qershor të këtij viti.

Ky portal i dyshimtë është munduar ta paraqesë këtë lajm të vjetër si aktual, duke shtyrë lexuesit të klikojnë në të.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “news426media.com”:

https://news426media.com/2022/08/29/35960/?fbclid=IwAR2rb3HznlkRt5zUsRLBG4NSZFvP33Z_JYZdxBIYc9Nwjg27BUnbw91ifJw

Artikulli është shpërndarë dje (29 gusht) edhe në rrjetin social Facebook nga faqja “KOHA E RE”, e cila numëron afër 7 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në kohë reale (3 qershor) nga disa portale informative në Kosovë. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “news426media.com” ka publikuar lajmin e vjetër të muajit qershor për vizitën e Kancelarit gjerman Olaf Scholz në disa vende të rajonit përfshirë edhe Kosovën.

Këtë lajm të vjetër, ky portal i dyshimtë është munduar ta paraqesë si aktual, kështu duke lënë mundësi për keqinformim te lexuesit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere