Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Tjetër sondazh i rremë për subjektet politike

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Publikohet një imazh me pretendimin se paraqet një sondazh të kryer me datë 14 janar, sa i përket mbështetjes popullore ndaj subjekteve politike në Kosovë, para zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Përmbajtja me këtë pretendim është publikuar në TikTok më 14 janar, nga llogaria me emrin “nettii004”.

Përmbajtja i rendit partitë politike si vijon: Lëvizja Vetëvendosje (LVV): 71%, Partia Demokratike e Kosovës (PDK): 14%, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK): 13% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) / NISMA: 2% dhe Aleanca Kosova e Re (AKR): 0%.

E vërteta?

Pas hulumtimit të kryer online nga hibrid.info, nuk është gjetur ndonjë sondazh i tillë i publikuar nga burime kredibile.


Hibrid.info ka hulumtuar përmes makinës online të kërkimit “Google”, duke kërkuar me fjalët kyçe: LVV 71%, PDK 14%, LDK 13%, AAK/NISMA 2% dhe AKR 0%. Mirëpo, rezultatet e kërkimit nuk shfaqin një sondazh të tillë të publikuar me këto rezultate.

Publikimi që pretendon se paraqet një sondazh, nuk përmend ndonjë burim dhe i njëjti nuk përfshinë subjektet tjera politike, të cilat marrin pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit.


Rreth sondazheve

Sondazhi i fundit (17 dhjetor) që qarkulloi në media ishte nga kompania “UBO Consulting”, e cila sqaroi se sondazhi për partitë politike është bërë nga shërbimi OMNIBUS.

Të dhënat e këtij sondazhi paraqesin përqindje tjera nga ato të paraqitura nga llogaritë e lartcekura në TikTok (shih fotografinë më poshtë).


Muajve të fundit, në mediat sociale, kryesisht në TikTok, ka pasur trend në rritje të publikimeve që lidhen me sondazhe. Kryesisht ishin sondazhe të pasakta dhe të manipuluara, të cilat janë verifikuar nga hibrid.info. (shih këtu)


Analiza:

Pretendimi se me 14 janar u publikua një sondazh lidhur me subjektet politike për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, është i rremë.

Hibrid.info nuk ka gjetur se sondazhi i pretenduar është realizuar nga ndonjë kompani. Po ashtu, një sondazh i tillë me këto të dhëna nuk është gjetur i publikuar në asnjë burim kredibil.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere