Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Përshkrimi në Facebook nuk sqaron se bëhet fjalë për koalicion në Podujevë

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një përmbajtje me mbishkrimin “Zyrtarizohet koalicioni LVV-PDK, një ditë pas zgjedhjeve parlamentare”.

Ky postim është publikuar të hënën (29 dhjetor) në Facebook, në faqen e mediumit “Paparaci.com”.

Çka nuk shkon me përmbajtjen?

Informacioni i paraqitur në mbishkrim është përgjithësues, pasi nuk tregon që bëhet fjalë për arritjen e një koalicioni lokal mes LVV-së dhe PDK-së.

Siç shihet edhe në fotografi, postimit i është bashkangjitur një vegëz, e cila shfaq të njëjtin informacion si në mbishkrim.

Në bazë të komenteve në postim, vërehet se përdoruesit kanë komentuar mbi vërtetësinë e informacionit të paraqitur, madje në disa prej komenteve lajmi merret si nje njoftim për koalicion ndërmjet dy subjekteve politike në nivel qendror.


Pas klikimit të vegëzës, paraqitet artikulli i titulluar, “Zyrtarizohet koalicioni LVV-PDK në Podujevë, një ditë pas zgjedhjeve parlamentare” (shih këtu).

Çka tregon se për dallim nga mbishkrimi i këtij postimi në Facebook, brenda artikullit sqarohet vendi i ngjarjes së ndodhur.

Hibrid.info gjeti një publikim në Facebook, në llogarinë e Shpejtim Bulliqit, kryetarit të Komunës së Podujevës, i cili ka postuar një fotografi bashkë me Isak Shabanin, kryesuesin e ri të zgjedhur të Kuvendit Komunal, i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (shih këtu).

Në postim ai e ka uruar Shabanin për detyrën e re, duke i ofruar bashkëpunim për të mirën e qytetarëve të Podujevës.

Analiza:

Mbishkrimi i postimit në Facebook paraqet në mënyrë të përgjithësuar informacionin për zyrtarizimin e një koalicioni ndërmjet LVV-së dhe PDK-së, pa sqaruar se bëhet fjalë për një marrëveshje në nivel lokal.

Informacioni i paraqitur në këtë mënyrë mund të krijojë përshtypjen e një koalicioni në nivel qendror, meqë përmenden zgjedhjet parlamentare, gjë që vërehet edhe nga komentet e përdoruesve.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Clickbait”.

Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere