Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Personi pranë krerëve të shtetit nuk është ambasadori i ShBA-së, por i Shqipërisë

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Në media sociale Facebook dhe Threads, është publikuar një përmbajtje me pretendimin se një në fotografi shihen kryeministri në detyrë, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Dimal Basha, duke cakërruar gotat me ambasadorin amerikan.

Përmbajtja u publikua në Facebook nga faqet “Gazeta Plisi” e “Televizioni SuperSky”, si dhe në Threads nga llogaria “tvsupersky”.

E vërteta?

Pas verifikimit të fakteve u vërtetua se personi në fjalë është ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.


Hulumtimi gjeti se fotografia është publikuar nga kryeparlamentari Dimal Basha në llogarinë e tij në Facebook. (shih këtu)

Fotografia është shkrepur në ngjarjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë më 24 nëntor, 2025, në nderim të 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.


Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë emëruar ende ambasador fuqiplotë në Republikën e Kosovës, që nga fundi i vitit 2024 kur Jeffrey Hovenier e përfundoi mandatin e tij.

Aktualisht Zëvendës Shefe e Misionit në Ambasadën Amerikane është Anu Prattipati, e cila më 30 dhjetor 2024 ka marrë detyrën e të Ngarkuares me Punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë. (shih këtu)


Duke u bazuar në komentet e postimit në faqen “Gazeta Plisi”, vërehet se shumica e komentuesve e kanë marrë si të mirëqenë pretendimin se krerët e shtetit të Kosovës shihen në fotografi me ambasadorin amerikan. (shih këtu)


Analiza:

Në Facebook dhe Threads u publikua pretendimi i rremë se Kurti, Osmani dhe Basha shihen në fotografi duke cakërruar gotat me ambasadorin amerikan.

Pas verifikimit të fakteve, u vërtetua se personi në fotografi është ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj. Fotografia është realizuar në një ngjarje të ambasadës së Shqipërisë për 113-vjetorin e Pavarësisë.

Po ashtu, ShBA-ja aktualisht nuk ka ambasador fuqiplotë në Kosovë, ndërsa detyrën e të Ngarkuarës me Punë e ushtron Anu Prattipati.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere