Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m… Të fundit | Mediat serbe për aktgjykimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së: nga “dënim… Të fundit | Media ruse e serbe paraqesin rrejshëm protestën në Tiranë si “trazira” për… Të fundit | Pretendohet pabazë se Albin Kurti është vlerësuar pozitivisht në raportimet… Të fundit | Manipulohet fotografia e protestës së vitit 2022, i ndryshohet mbishkrimi n… Të fundit | Deklarata e vjetër e Musliut mundohet të paraqitet si reagim pas vendimit n… Të fundit | Vrasja e Xhemail Mustafës paraqitet rrejshëm si pjesë e aktgjykimit të Hagë… Të fundit | Bosnitch shtrembëron faktet për sulmet e autobusëve në Kosovë më 1999 dhe 2… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Kurti ka pranuar që Thaçi të bëhet president nëse l…
[ ARTIKULLI ]

Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i akuzuar serbët

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

DEZINFORMATË

Pretendimet në gjuhën serbe nuk mbështeten me fakte. Rasti po hetohet si “Zjarrvënie”, pa të dyshuar dhe me hetime në zhvillim.

Një zjarr ka përfshirë gjatë natës një shtëpi në një lagje të Zveçanit, në pronësi të familjes Berisha, e cila e kishte rimarrë atë pas 28 vjetësh.

Këtë njoftim e bëri Zana Berisha në profilin e saj zyrtar në TikTok ku tregoi për ngjarjen në shtëpinë e familjes së saj në Zveçan.

Mirëpo, kanali në median sociale Telegram në gjuhën serbe “Српски Инат – Коридор СБ☧” dhe faqja po ashtu në gjuhën serbe në Instagram “srpski.inat_kim kanë pretenduar se familja Berisha ka vendosur ta djegë shtëpinë e vet, për t’i akuzuar më pas serbët.

Po ashtu, në këto postime pretendohet se kjo ngjarje u orkestrua drejtpërdrejt nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti (shih këtu dhe këtu).


Çka nuk shkon me këto pretendime në gjuhën serbe?

Pas verifikimit të fakteve online të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se këto pretendime në gjuhën serbe nuk paraqesin asnjë fakt apo dëshmi që tregon se shtëpia u dogj nga vetë anëtarët e familjes Berisha dhe se ngjarja u orkestrua nga Kurti.


Çka dihet për këtë ngjarje?

Shefi i planifikimit në kuadër të Operativës Rajonale të Policisë për Mitrovicën e Veriut, Erduan Baliqi, në një përgjigje për KOHËN, tha se deri më taninuk ka ndonjë të dyshuar.

“Pas mesnatës, rreth orës 00:10, kemi marrë një informacion nga një banor i asaj lagjeje se një shtëpi është duke u djegur. Shtëpia ka qenë e pabanueshme, nuk ka pasur banorë në të. Në vendin e ngjarjes menjëherë i është përgjigjur policia, po ashtu edhe zjarrfikësit, të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante dhe, në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti është hapur ‘Zjarrvënie’. Për momentin nuk kemi ndonjë të dyshuar, mirëpo janë duke u zhvilluar hetimet në lidhje me këtë çështje”, ka bërë të ditur Baliqi. 

Ndërkaq, edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, në një prononcim për mediat, ka deklaruar se rasti është duke u hetuar dhe se deri më tani nuk ka persona të dyshuar (shih këtu).

Edhe në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, lidhur me këtë ngjarje, sqarohet se “Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime” (shih fotografinë më poshtë).


Pak kontekst

Pas gati tri dekadash, familja Berisha ka arritur të kthejë në pronësi shtëpinë e saj në Zveçan (shih këtu). Por, pak javë pasi e rimori pronën, një pjesë e kësaj prone është djegur të dielën mbrëma, si pasojë e një sulmi nga persona tash për tash të panjohur.


Analiza

Pretendimet e shpërndara në kanalet serbe në Telegram dhe Instagram se familja Berisha e dogji vetë shtëpinë e saj në Zveçan, me qëllim që t’i fajësonte serbët dhe se ngjarja u orkestrua nga Albin Kurti, nuk mbështeten në asnjë fakt apo dëshmi

Verifikimi i hibrid.info nuk gjeti asnjë fakt që i mbështet këto pretendime. Autoritetet e Kosovës kanë bërë të ditur se rasti po hetohet si “Zjarrvënie”, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë person të dyshuar dhe hetimet janë ende në zhvillim.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson pretendimet në gjuhën serbe si “Dezinformatë”.

Arsyetimi

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere