Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Pjesëtari i ushtrisë së Estonisë synohet të paraqitet si ushtar i FSK-së

HIBRID

Disa faqe në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe kanë publikuar një fotografi të një ushtari, ndërsa në përshkrimin e saj kanë shkruar “Njësia Speciale e FSK-së”.

Në këtë fotografi shihet një ushtar që mban në dorë një armë automatike dhe një palë syze panoramike shikim nate “NVLS Maximus Quad Eye” (këtu), ndërsa në krah të tij shfaqet flamuri i Kosovës.

Pas hulumtimit përmes programit te automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se kjo fotografi nuk i përket ndonjë ushtari të Forcave të Armatosura të Kosovës (FSK). Në fakt, në imazh paraqitet një ushtar i forcave speciale të Ushtrisë së Estonisë.

Pra, fotografisë origjinali i është hequr fotografia e flamurit të Estonisë nga krahu i ushtarit, e cila është zëvendësuar me atë të Kosovës.


Faqet në Facebook që kanë publikuar fotografinë e rreme me pretendimin se ajo është e një ushtari të Njësisë Speciale të FSK-së janë: “Specialja”, “Speciale”, “Info Ks”, “rtvpresheva.com” dhe “Ushtria e Kosovës”. (shih fotografitë më poshtë)


Pas hulumtimit të kryer, hibrid.info ka arritur të gjejë se fotografia origjinale është e një ushtari estonez, e cila është publikuar më 19 tetor 2021 në faqen zyrtare në Facebook të Forcave Operative Speciale të Estonisë (Estonian Special Operations Forces). (shih këtu)

(Screenshot i fotografisë së publikuar në Facebook nga faqja “Estonian Special Operations Forces)

Faqja në Facebook (Estonian Special Operation Forces) është zyrtarisht e Forcave Operative Speciale të Estonisë, pasi edhe në rubrikën “About”, bëhet e qartë një gjë e tillë. (shih këtu)

Gjithashtu, në të është vegëza e ueb-faqes zyrtare të kësaj njësie ushtarake të Estonisë. (shih këtu)


Analiza:

Disa faqe në Facebook kanë publikuar një fotografi të një ushtarit të Forcave Speciale të Estonisë, të cilit i kanë ndryshuar fotografinë e flamurit, duke e hequr atë estonez për ta zëvendësuar me flamurin e Kosovës.

Gjithashtu, në përshkrimin e fotografisë pretendohet rrejshëm, ku thuhet “Njësia Speciale e FSK-së”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e vlerëson këtë fotografi si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere