Të fundit | Vazhdon publikimi i videove të gjeneruara me IA lidhur me zgjedhjet Të fundit | Kurti nuk tha se studentët shqiptarë gabuan që protestuan në Shkup dhe se M… Të fundit | Dëmtimi i një ambulance serbe në një fshat të Vushtrri paraqitet pa prova s… Të fundit | Postimet nuk sqarojnë se rritja e çmimit të bukës ka ndodhur në Maqedoninë… Të fundit | Spiropali nuk ka thënë se Vjosa Osmani, krerë të PDK-së dhe Baton Haxhiu ja… Të fundit | Pretendim i rremë se janë konfirmuar rastet e para të hantavirusit në Kosov… Të fundit | Si ndikojnë influencuesit politikë në zgjedhje? Të fundit | Video të gjeneruara me IA të ndërlidhura me zgjedhjet po qarkullojnë në med… Të fundit | Sondazh i rremë në emër të një kolegji universitar Të fundit | Nuk janë rritur shtesat për fëmijë dhe lehona, bëhet fjalë për premtim elek…
[ ARTIKULLI ]

Vuçiq e Petkoviq e vazhdojnë pretendimin e pabazë se Policia e Kosovës nuk ka mandat të operojë në veri të Kosovës pa lejen e policisë lokale dhe të KFOR-it

FESTIM RIZANAJ

Artikulli me përmbajtje keqinformuese nga mediumi Kurir.rs u korrigjua pas trajtimit nga hibrid.info (shih artikullin e korrigjuar këtu)


Shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, sot (09 shtator) e ka përsëritur pretendimin e pavërtetë se Prishtina zyrtare po e shkel marrëveshjen Brukselit me ndërtimin e bazave policore në veri dhe po merr në mënyrë të paligjshme përgjegjësitë e KFOR-it. Petkoviq përsërit edhe pretendimin tjetër të pavërtetë se KFOR-i është i vetmi që ka të drejtë të jetë prezent në zonë.

Pretendimet e Petkoviq, zunë vend mediat kryesore serbe. (shih këtu, këtu, këtu)


Pjesë nga deklarata e shefit të zyrës për Kosovën, Petkoviq:

Me ndërtimin e bazave ilegale të policisë speciale në veri të Kosovës dhe Metohisë, Prishtina po “çmonton” Marrëveshjen e Brukselit dhe po merr në mënyrë të paligjshme përgjegjësitë e KFOR-it, tha sot drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq.

“Kjo e bën të qartë se Prishtina nuk dëshiron realisht marrëveshje, por konflikte dhe tensione. Por një gjë është e sigurt – veriu i Kosovës dhe Metohisë i përket popullit serb dhe jo (Aljbin) Kurtit dhe (Dželja) Sveçlja-s”, tha Petkoviq.


Pretendime të njëjta janë hedhur nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, më 21 gusht, ku pati thënë se Policia e Kosovës nuk kanë të drejtë të shtrijnë aktivitetin e tyre në veri të Kosovës pa lejen e kryetarëve të Komunave me shumicë serbe në atë pjesë (këtu).

Pjesë nga pretendimet e Vuçiq:

Duke theksuar tensionet që ekzistojnë në Kosovë dhe Kosovë, presidenti Vuçiq tha se është e rëndësishme që Prishtina t’i përmbahet marrëveshjes që forcat speciale të Kosovës mund të lëvizin në veri vetëm me pëlqimin e NATO-s dhe kryetarëve të katër komunave ku jetojnë serbët. (shih njoftimin zyrtar këtu)


Pas kësaj, po atë ditë (diel 21 gusht), kishte reaguar drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, duke i dal në mbështetje kreut serb – Vuçiq. Ai kishte thënë se në veri të Kosovës “mund të veprojnë vetëm pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga Drejtoria e Veriut” dhe se këtë të drejtë “nuk e kanë të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, siç pretendon ministri i brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla” (këtu).

I njëjti pretendim u përsërit edhe sot (23 gusht) nga presidenti serb, pas takimit me ambasadorin Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Beograd, Christopher Hill.


Për këtë, hibrid.info ka bërë konsultim me dokumentet zyrtare relevante me këtë çështje, dhe ka gjetur se pretendimi i të parit të Serbisë dhe zyrtarit tjetër të lartë, janë të pasakta. Dokumentet zyrtare që i klasifikojnë të pabaza pretendimet e zyrtarëve serb dhe e vërtetojnë se Policia e Kosovës vepron nëpërmjet zinxhirit të unifikuar komandues në tërë territorin e Republikës së Kosovës janë:  Marrëveshja e 19 prillit 2013 mes ish-sekretarit gjeneral të NATO-s të, Anders Fogh Rasmussen dhe ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit (shih këtu); Ligji Për Policinë, nenit 4, pika 3 (shih  këtu); Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, i arritur 19 prill të vitit 2013 (shih këtu).

Hibrid.info këto dokumente i ka konsultuar duke i ballafaquar me pretendimet e lartcekura. (shih këtu)


Analiza:

Shefi i zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq sot ka përsëritur pretendimet se Prishtina po e shkel marrëveshjen e Brukselit me ndërtimin e bazave policore në veri duke marrë përgjegjësinë KFOR-it.

Këto pretendime kanë zënë vend edhe më herët nga Petkoviq dhe presidenti serb, Vuçiq të cilat janë trajtuar nga hibrid.info.

Në dokumentet e konsultuara dhe të trajtuara nga hibrid.info, pretendimi i zyrtarëve serb nuk qëndron, dhe se, nuk shkelet asnjë marrëveshje nëse policia e Kosovës ndërton bazë apo patrullon zonën për të ruajtur rendin dhe sigurinë.

Për këtë arsye, hibrid.info i vlerëson këto pretendime si “Manipulim të Fakteve”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere