[email protected]
Pretendimi se CIA ka krijuar e mbështetur UÇK-në janë bërë në mënyrë të pa argumentuar
shape
shape
shape

Yaakov Kedmi, një ish-diplomat izraelit i lindur në Moskë, ka pretenduar pa fakte se Kosova ishte “terroriste”, gjatë kohës sa ishte krahinë në kuadër të Jugosllavisë.

Në një intervistë për mediumin rus të afërt me Kremlinin “Izvestia”, Kedmi, të cilit i referohen edhe si shef i shërbimit sekret izraelit “Nativ” (këtu)- që në të vërtetë njihet si organizatë për bashkëpunim me diasporën izraelite (këtu) – thuhet të ketë thënë se Kosova, që nga fillimi i viteve të 50-ta të shekullit të kaluar, është udhëhequr nga terroristët anti-Jugosllavisë.

Për më tepër, sipas mediave serbe, në të cilat janë transmetuar pjesë të kësaj interviste në “Izvestia”, Yaakov Kedmi, i njohur edhe me emrin sllav, Yasha Kazakov, ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) është krijuar nga CIA amerikane dhe është mbështetur në aspektin e armatimit, logjistikës etj.

Por, për të gjitha këto pretendime, ky personalitet hebre, nuk paraqet detaje. Ndonëse, nuk dihet qartë nëse ai është interpretuar saktë nga mediumi rus, pasi që i njëjti nuk mund të hapet si rezultat i restrikcioneve që kanë mediumet e afërta me Kremlinin pas invadim rus në Ukrainë (shih këtu).

Pjesë të artikujve të mediave serbe që kanë transmetuar intervistën e Yaakov Kedmi në “Izvestia”:

Aty ai përmendi shqiptarët e Kosovës dhe ushtrinë e tyre. Kosova ka qenë një krahinë banditiste e terroristëve që nga fillimi i viteve pesëdhjetë të shekullit të kaluar. Gjithmonë ka qenë në luftë kundër jugosllavëve. Këtë e di nga sllovenët që ishin në shef i sigurimit të Jugosllavisë, i takova. Ata folën se kush janë banditët e Kosovës dhe çfarë lloj terrori janë ata.

Është krijim i CIA-s. Dhe atë që bënë më vonë, i përdorën më vonë. Dhe kush i mbështeti shqiptarët e Kosovës? Kush i mbështeti banditët në Kosovë? Bin Laden. Ata janë myslimanë. Al Kaeda u dha para, Al Kaeda ajo u dërgoi atyre njerëzit e saj, instruktorët e saj, ushtarët e saj. Kështu duket demokracia amerikane, që nga fillimi. Dhe kur ata filluan të trajnojnë banditët e Kosovës në vitet 1950 – pikërisht pas Luftës së Dytë Botërore – ata filluan ta bëjnë këtë edhe pastaj.

Disa nga publikimet e kësaj interviste në mediat në gjuhën serbe:

https://www.kosovo-online.com/vesti/politika/izraelski-obavestajac-ko-prikriva-istinu-o-jasenovcu-i-kosovu-21-7-2022

https://www.srbijadanas.com/vesti/kosovo/istrebljivali-su-srbe-kao-pse-progovorio-bivsi-sef-izraelske-tajne-sluzbe-ko-prikriva-istinu-o-2022-07-21

Por, në fakt, asnjë nga këto pretendime që paraqitet të jenë thënë nga Kedmi nuk janë të bazuar në ndonjë fakt dhe, si rrjedhojë, nuk ka mbështetje argumentuese.

Pas kërkimeve të bëra në internet nga ekipi i hibrid.info në burime të hapura, nuk është gjetë asnjë dokument kredibil që mbështetë pretendimet e bëra nga ky person, ish zyrtar izraelit.

Çdo burim kredibil, pjesë e organizatave me peshë ndërkombëtare, bëjnë të ditur se financimi i UÇK-së është bërë nga fondet e mbledhura nga Diaspora e këtij vendi.

Është enciklopedia në gjuhën angleze “Britannica” që ka publikuar të dhëna e që dëshmojnë financimin e UÇK-së nga Diaspora kosovare. (shih publikimin këtu)

Edhe burime tjera kredibile, konfirmojnë të njëjtën (këtu).


Analiza:

Nga kontrolli i fakteve del se, pretendimi i bërë nga Yaakov Kedmi, përveç që nuk janë të ndërtuara në bazë të ndonjë fakti, pra nuk paraqet fakte për atë që e thotë, ato janë edhe në kundërshtim me raporte kredibile.

Pra nuk e argumenton pretendimin se UÇK është krijuar e financuar nga CIA. Përveç kësaj, ai bie ndeshë edhe me raportet kredibile të hartuara për këtë çështje.

Për këtë arsye, hibrid.info i vlerëson këto pretendime të tija si “Përmbajtje e verifikuar” dhe si rrjedhojë edhe si “Teori Konspirative”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Share With Others