[email protected]
Lajm i vjetër dhe titull i rremë për vende të lira pune në Gjermani
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “Valetal.info”, ka publikuar një artikull me titull “Gjermania kërkon 472 punëtor, afati për të Aplikuar deri më 30 Shtator”.

Fillimisht, pas një kontrolli të fakteve, lajmi për nevojën e tregut gjerman për 472 mijë punëtorë profesionistë, del të jetë i vjetër, pasi që i njëjti është publikuar në gusht të vitit të kaluar (2019). Përpos vjetërsisë së tij, krijuesit e këtij lajmi të rremë kanë manipuluar edhe me titull, duke vendosur shifrën 472 dhe jo 472 mijë punëtorë, gjë që bije ndesh me lajmin e vërtetë.

Teksti origjinal i publikuar në Valetal.info:

Gjermania kërkon 472 punëtor, afati për të Aplikuar deri më 30 Shtator

Mjeshtrit e ujit, të ngrohjes dhe pajisjeve për ajrin e kondicionuar janë profesionet më të kërkuara në Gjermani, thuhet në analizën e Agjencisë Federale gjermane për Punësim.

Ekz.istojë afro 472 mijë vende të lira pune në Gjermani, shumica prej tyre në sektorë të ndryshëm të prodhimtarisë. / Ju ftojmë që ta hapni marketingun për 5 sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive!

Vegëza e artikullit të botuar në Valetal.info:

https://valetal.info/hs/?p=7521&fbclid=IwAR26OpqfEuphBsXOqEbRaZg6AC6oXmBOUVkb3XTNb0aFc12f48FY2rRqMos


Lajmi për vendet e lira të punës në Gjermani, fillimisht është publikuar nga mediat gjermane, dhe më pas është shpërndarë edhe nga mediat vendore. Ky lajm paraqiste nevojën e tregut gjerman për punëtorë shtesë të specializuar që vijnë nga vendet tjera, për të plotësuar kërkesat e tregut të punës në këtë vend.

Vegëza e artikullit të publikuar më 12 gusht të vitit 2019 nga RTL.de:

“Agjencia Federale e Punësimit ka evidentuar mbi 472,000 vende të lira pune në gjithsej 30 grupe profesionale në të cilat mungojnë në tregun gjerman. Mungesa paraqitet veçanërisht tek punëtorët e kualifikuar”.

https://www.rtl.de/cms/fachkraeftemangel-klempner-und-altenpfleger-sind-die-gesuchtesten-berufe-in-deutschland-4386018.html


Analiza:

Titulli i artikullit në Valetal.info nuk përkon me tekstin brenda, gjithashtu ky lajm është i vjetër dhe është krijuar vetëm për të rritur numrin e vizitave, si rrjedhojë hibrid.info e ka kategorizuar këtë si “clickbait” dhe “lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

.

Share With Others