[email protected]
Portalet e dyshimta sajojnë tituj, për të trilluar akuza të Endrit Thaçit ndaj Albin Kurtit
shape
shape
shape

Disa portale të dyshimta, kohëve të fundit, kanë shpërndarë artikuj me tituj të trilluar, duke përdorur figurën e djalit të ish-presidentit Hashim Thaçit – Endrit Thaçin.

Këto lajme me tituj të trilluar duket se janë krijuar si pasojë e disa përballjeve të mëhershme në mes të Endrit Thaçit dhe kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurtit.

Të gjitha këto lajme përmbajnë tituj të sajuar, duke pretenduar të paraqesin rrejshëm akuza të Endrit Thaçi, drejtuar Kurtit. Nga hulumtimi i bërë përmes makinave të kërkimit online, del që asnjëri nga këta artikuj nuk kanë përmbajtje të tillë në tekst, siç pretendohet rrejshëm në titujt e tyre.

Vegëzat e disa prej artikujve të publikuar në portalet e dyshimta:

https://todaykhobor.com/healthy/thaci-ju-betohem-se-albini-financohet-nga-rusia/?fbclid=IwAR1DZU_UYEOv6LMjSRlCI1IPC6l-2RIpUDckJCH5v8duUGCSXssyI1yHbn4
https://todaykhobor.com/healthy/thaci-ju-betohem-se-albini-financohet-nga-rusia/?fbclid=IwAR1DZU_UYEOv6LMjSRlCI1IPC6l-2RIpUDckJCH5v8duUGCSXssyI1yHbn4
https://todaykhobor.com/healthy/endrit-thaqi-babai-im-do-te-kthehet-dhe-prap-populli-do-ta-votoj-per-president-ai-e-beri-kosoven-pavarsi/?fbclid=IwAR20qcdaKk4cfcAtq5pwWrtspwCdCsSL_ARXSaHjG6KNJRBFyRb2s9PBthw
https://todaykhobor.com/healthy/endrit-thaqi-babai-im-do-te-kthehet-dhe-prap-populli-do-ta-votoj-per-president-ai-e-beri-kosoven-pavarsi/?fbclid=IwAR20qcdaKk4cfcAtq5pwWrtspwCdCsSL_ARXSaHjG6KNJRBFyRb2s9PBthw
https://todaynews54.com/media/2021/04/02/babai-i-kosoves-hashim-thaci-e-krijoji-levizjen-vetevendosje-dhe-un-do-ta-zhduk/?fbclid=IwAR2VXF8tdEyOikG1BcW3nUHByyULdiVvIhR0nGasHhGHrNWK4DZfepTHUb0
https://todaynews54.com/media/2021/04/02/babai-i-kosoves-hashim-thaci-e-krijoji-levizjen-vetevendosje-dhe-un-do-ta-zhduk/?fbclid=IwAR2VXF8tdEyOikG1BcW3nUHByyULdiVvIhR0nGasHhGHrNWK4DZfepTHUb0

Titujt si, “Endrit Thaçi: Ju betohem se Albini financohet nga Rusia” apo “Hashim Thaçi e krijoi Vetëvendosjen dhe unë do ta zhdukë”, janë disa nga titujt që portalet e dyshimta i përdorin për të krijuar artikuj të sajuar.

Siç duket, portalet e dyshimta janë bazuar në disa përplasje të mëhershme mes këtyre dyve.

Reagimet dhe kundër reagimet ndërmjet Kurtit dhe Endrit Thaçit, kur kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në vitin 2018 kishte propozuar që djali i Hashim Thaçit të martohet me të bijën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Pas kësaj deklarate, djali i ish-presidentit, Hashim Thaçi, përmes një shkrimi në Instagrami i është kundërpërgjigjur kryetarit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti.

“Faleminderit për ofertën tënde Albin. Kam durim që ta pres çikën tënde të rritet dhe të flasim për fatin tonë, por e kam një problem… Ajo duhet ta ketë çështjen primare identitetin, kombin shqiptar dhe jo atë malazez… e gjetiu. E kuptoj që origjina nuk harrohet dhe nuk mund ta kuptojë gjuhën e familjes tuaj Kurtoviqi nga Vlladimiri”, ka shkruar ai.

Gjithashtu, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti 1 përmes mocionit të mosbesimit, Endriti kishte reaguar edhe njëherë ndaj Kurtit duke e postuar një fotografi, ku shihej babai i tij, ish-presidenti Thaçi, duke krasitur një pemë, ndërsa në njërën degë të saj ishte vendosur portreti i Kurtit.

Mirëpo, të gjitha këto përplasje që kishin ndodhur kohë më parë ndërmjet kësaj dyshe, nuk paraqitet në asnjërin nga artikujt e lartpërmendur të publikuar nga portalet e dyshimta.

Vegëzat e artikujve ku paraqiten përplasjet e mëhershme ndërmjet Endrit Thaçit dhe Albin Kurtit të publikuara në kohë reale nga disa media online:

https://klankosova.tv/perplasen-albin-kurti-dhe-endrit-thaci-video/?fbclid=IwAR1bzdBHOE1L5BSZKABNnuzlsu8fysXcFKvxmdrzweUMl1KG0HmnbwEiUsQ

https://indeksonline.net/djali-i-thacit-endriti-i-kunderpergjigjet-ashper-albin-kurtit/?fbclid=IwAR3evdaXASQu-6fX5wuR27X0q7VbWsXTkXWp50mmmcjeCrmc4xJQwrCEfMg

https://telegrafi.com/pas-rrezimit-te-qeverise-djali-thacit-publikon-foton-duke-krasite-peme/


Analiza:

Artikujt e publikuar nga portalet e dyshimta kanë përdorur tituj të rremë, duke përdorur figurën e djalit të ish-presidentit Hashim Thaçit, Endritit, që gjoja ky ka dhënë deklarata të ndryshme për kryeministrin aktual Albin Kurti. Pas verifikimit të kryer nga hibrid.info, rezulton që këta artikuj përmbajnë tituj të rremë dhe nuk përputhet me përmbajtjet në tekst. Këta artikuj janë krijuar enkas që të tërhiqen sa më shumë klikime apo të gjenerojnë trafik përmes rrjeteve sociale, dhe në të njëjtën kohë kanë dezinformuar lexuesit. Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info këto artikuj i vlerëson si “dezinformatë”.




Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others