Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i pabazë për vendosjen e përgjuesve nën vetura në Zubin Potok

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një përmbajtje në gjuhën serbe, në mbishkrimin e së cilës thuhet se “në Zubin Potok terroristët shqiptarë me rroba civile me vetura Golf 5 dhe 6 po shkojnë dhe po vendosin përgjues nën vetura”.

Ky pretendim është paraqitur me anë të një postimi të djeshëm (28 mars) në median sociale Telegram nga kanali në gjuhën serbe “КОРИДОР” (KORRIDOR).

Por, e vërteta është se për këtë pretendim nuk është raportuar nga institucionet e sigurisë së vendit apo edhe nga mediat.


Postimi:

Pretendimi i përkthyer në gjuhën shqipe:

“Sipas informacioneve nga terreni, në Zubin Potok terroristët shqiptarë me rroba civile me vetura Golf 5 dhe 6 po shkojnë dhe po vendosin përgjues nën veturë. Lusim qytetarët që rregullisht të kontrollojnë automjetet e tyre!”


Pretendimi nuk përmban asnjë pamje (foto apo video) në të cilat mund të mbështetet.

Hibrid.info ka gjetur se nuk ka asgjë me rëndësi për t’u raportuar nga veriu i Mitrovicës, sipas raportit të Policisë së Kosovës për datën 28 mars.

Gjithashtu, hibrid.info nëpërmjet kërkimit manual në makinën e kërkimit, “Google” nuk ka ka hasur raportime nga mediat në gjuhën shqipe mbi këtë pretendim (shih këtu).

Një gjë e tillë nuk është gjetur e raportuar as nga mediat në gjuhën serbe (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi për vendosjen e pajisjeve përgjuese nën vetura  në Zubin Potok, nga persona me rroba civile të cilësuar si “terroristë shqiptarë” nga një kanal në gjuhën serbe, është i pabazë.

Hibrid.info ka gjetur se ky pretendim nuk mbështetet në fakte dhe nuk është raportuar as nga mediat e as nga Policia e Kosovës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson pretendimin si “Teori konspirative”.

Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato përmbajtje informative të cilat në vete përmbajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre përmbajtje është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere