Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Titulli dhe fotografia nuk e bëjnë të qartë vendndodhjen e ngjarjes

FATBARDH DEMA

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (13 mars) një artikull me titull “Zbardhen detajet si 30-vjeçari e mb’yti të dashurën”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, rezulton që titulli i artikullit nuk e qartëson lajmin dhe vendndodhjen e kësaj ngjarje.

Lajmi bëhet i qartë vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paphos, Qipro , ku një30-vjeçar akuzohet se ka përdhunuar, mbytur dhe hedhur nga shkëmbi partneren e tij”.

Përveç që titulli nuk sqaron vendndodhjen e ngjarjes, edhe fotografia e vendosur në këtë artikull nuk i përgjigjet përmbajtjes, pasi në të shihet shiriti i policisë në të cilin shkruan shqip “SKENE KRIMI MOS KALO”, që lë të kuptohet se ngjarja ka ndodhur në ndonjë vend shqipfolës.

Duke e ditur se portal informativ “Kosova-sot.info” është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), kjo mund t’i dezinformojë lexuesit se ngjarja ka ndodhur në Kosovë.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paphos, Qipro , ku një30-vjeçar akuzohet se ka përdhunuar, mbytur dhe hedhur nga shkëmbi partneren e tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Krimi në Qipro ndodhi në orët e para të së shtunës së kaluar (11.03.2023), ku 30-vjeçari, banues në Paphos, ka telefonuar vetë policinë dhe ka pretenduar se teksa ka qenë me të dashurën e tij ukrainase, Lesia, 28-vjeçare, ajo ka rënë nga shkëmbi duke u përpjekur të bëjë një selfie.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/667509/zbardhen-detajet-si-30-vjecari-e-mbyti-te-dashuren/?fbclid=IwAR1_bP5dn0D5uvlPINAGJuz9h1inc2RjNqqipXmGuzla_xtysKTU5LNPM8Y


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se ngjarja ka ndodhur në Qipro, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në disa mediume të huaja. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Në titullin e artikullit të publikuar nga “Kosova-sot.info” nuk sqarohet se në cilin shtet ka ndodhur kjo ngjarje, ndërsa lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se rasti në fjalë ka ndodhur në Qipro.

Ky portal informativ i cili vepron në Kosovë dhe lexuesit parësor i ka nga Kosova, bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook. Prandaj, mosdhënia e informacioneve për vendin se për ku bëhet fjalë, ky lajm shumë lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit e vet, duke i bërë të mendojnë se ngjarja ka ndodhur në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere