Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i pabazuar: Nuk ka fakte se Bekim Jashari u mund nga blerja e votave me para të pista

HIBRID

Artikulli me titull “Zbulohet kontrabandimi dhe blerja masive e votave të Bekim Jasharit me para të pista në komunën e Skenderajt”, është publikuar nga portali “kosova-sot.info”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është konstatuar se në këtë artikull nuk ka asnjë zbulim siç pretendohet në titull, por në përmbajtje gjendet një opninion i ish- eprorit të lartë të UÇK-së dhe TMK-së, Naim Miftari, i cili pretendon se Bekim Jashari në Skenderaj u mund nga paratë e korrupsionit  e privatizimeve, duke aluduar në fitoren e kandidatit të PDK-së, Fadil Nura, në zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021.

Në titull lë të kuptohet se është zbuluar kontrabandimi dhe blerja e votave të Bekim Jasharit, por në përmbajtje paraqitet vetëm një opinion i Miftarit. Pra, titulli duket të jetë bërë me tendencë dhe njëkohësisht, nuk i përgjigjet përmbajtës së artikullit.

Teksti i artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

Zbulohet kontrabandimi dhe blerja masive e votave të Bekim Jasharit me para të pista në komunën e Skenderajt

Shkruan: Naim Miftari

 Rikthimi i Hijes. Bekim Jashari në Skenderaj u mund nga parat e korrupsionit  e privatizimeve dhe zgjedhjet i fituan milionat e ministrisë të bujqësisë, milionat e fshehur nëpër kashta të fermave,  fitues i zgjedhjeve lokale në Skenderaj, Mitrovicë, Vushtrri  janë propaganda, falanga me analistë të paguar që bënin propagandë-etiketonin 24 or pa ndërprera kundër të gjithë  të tjerëve, oligarkët ,pastaj premtimet me vende pune dhe kushtëzimet me ruajtjen e vendit të punës, shantazhet dhe fiksimet vizitat e shpeshtuara natën nëpër fshatrat dhe qytete dhe përcjellja e mesazheve nëpër fshatra dhe qytete edhe përmes TV-ve,  me të shantazh me armë automatike, por aduti kryesor i fitores ,,legjendare” janë milionat e korrupsionit,  milionat e privatizimeve dhe sidomos milionat e 30_-50% nga korrupsioni me subvencione  bujqësore në tërë Kosovën nga pas lufta deri  në 2021!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës “Kosova Sot Online”.


Vegëza e artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/opinione/576071/zbulohet-kontrabandimi-dhe-blerja-masive-e-votave-te-bekim-jasharit-me-para-te-pista-ne-komunen-e-skenderajt/


Analiza:

Portali “kosova-sot.info” e ka publikuar këtë opinion të ish- eprorit të lartë të UÇK-së dhe TMK-së, Naim Miftari, por në titull nuk bëhet e qartë se nga kush është thënë, dhe lë vend për keqkuptim duke e paraqitur zbulimin e kontrabandimit dhe blerjes së votave të Bekim Jasharit si një lajm që ka ndodhur së fundmi.

Nga analiza e kontrollit të fakteve e kryer nga hibrid.info, artikulli i publikuar nga “kosova-sot.info” merr vlerësimin si “clickbait”.


Arsyetimi:

” Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere