Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Imazhi që pretendohet se paraqet fëmijët në Gaza, është i gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

HIBRID

Shkroi: Festim Rizanaj

Nëpërmjet një imazhi të publikuar ku shihen disa fëmijë dukë ngrënë shalqi u pretendua se paraqet fëmijët palestinezë në Gaza, si viktimë e rendit të ri botëror.

Ky imazh u publikua nga faqja në Facebook me emrin “The Reis” që mban mbishkrimin, “Gazianet jane Kurban i Rendit te Ri boteror. Ndoshta do te bllokohemi pas ketij postimi…”.

Pas ri-kërkimit të imazhit të publikuar është gjetur se ai është gjeneruar me inteligjencë artificiale.


Vegëza e imazhit të publikuar nga faqja në Facebook “The Reis”:

https://www.facebook.com/photo/?fbid=122136655904219751&set=a.122110995134219751 (archive)

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është gjetur se ky imazh është publikuar nga faqe dhe llogari të ndryshme ndërkombëtare në media sociale. (këtu)

Pasi të shikohet imazhi nga afër, vërehen deformime grafike që lënë për të dyshuar se ky imazh është gjeneruar me inteligjencë artificiale. Pra, në fotografi janë vërejtur disa deformime në detajet e duarve si dhe në detaje të tjera. (shih fotografinë më poshtë)

Për të mbështetur këtë fakt, hibrid.info ka analizuar imazhin me aplikacione që identifikojnë përmbajtjet e gjeneruara me inteligjencë artificiale.

Në bazë të rezultateve të dhëna nga aplikacioni “Hive Motivation” del që imazhi është prodhuar 99.4 për qind me inteligjencë artificiale, ndërsa platforma isitai.com thekson se “ky imazh ka të ngjarë të jetë krijuar me inteligjencë artificiale”, si dhe platforma për verifikim të përmbajtjeve të dyshimta, truemedia.org, potencon faktin se imazhi është i dyshimtë për shkak të përmbajtjes së gjeneruar me inteligjencë artificiale.

Në kuadër të kontrollit të fakteve, Hibrid.info ka trajtuar edhe më parë disa përmbajtje me imazhe të gjeneruara më inteligjencë artificiale (këtukëtukëtukëtukëtu, këtu).


Analiza:

Imazhi i publikuar ku shihen disa fëmijë dukë ngrënë shalqi u pretendua se paraqet fëmijët palestinezë në Gaza, është gjeneruar më inteligjencë artificiale.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë imazh si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere