Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht Të fundit | Pretendohet pabazë se Kurti pritet të shpallet person non grata nga ShBA-ja… Të fundit | Tjetër sondazh i rremë mbi partitë politike për zgjedhjet e 7 qershorit Të fundit | Rishikimi i javës: Lajme të rreme për sondazhe politike dhe manipulim fakte… Të fundit | Nga sondazhet e rreme te përmbajtjet me IA - trendet e keqinformimit para z… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se “një institut francez” ka publikuar sondazh për zgj… Të fundit | Me anë të një imazhi ku Jashari shihet pranë Hamzës, pretendohet pasaktë se… Të fundit | Fushata për zgjedhjet e 7 qershorit me rreziqe të reja të keqinformimit
[ ARTIKULLI ]

Lutfi Haziri nuk ka thënë se LDK-ja ka emër për President

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Në rrjetin social “Facebook” janë shfaqur disa postime me deklarata që i atribuohen nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri.

Në to thuhet se Haziri ka deklaruar se LDK-ja ka emër për President të Republikës dhe se partia që ai përfaqëson e do këtë post.


Cila është e vërteta?

Faqe si “Gazeta Minuti” dhe “Prishtina ime” (këtu dhe këtu) kanë publikuar postime me fotografi dhe mbishkrime me deklarata gjoja të bëra nga Lutfi Haziri.

“Gazeta Minuti”, në përshkrimin e një fotolajmi të publikuar më 22 shkurt shkruan “LDK e bindur se i takon Presidenti, duan edhe marrëveshje politike”, ndërsa në mbishkrimin e fotos thotë “LUTFI HAZIRI, LDK KEMI EMËR PËR PRESIDENT”.

Faqja tjetër, “Prishtina ime”, ka bërë dy postime me këto përmbajtje: “Lutfi Haziri e përserit LDK e do postin e Presidentit”, ndërsa në foton e bashkëngjitur kanë vendosur kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun, me tekstin “LUMIR ABDIXHIKU LDK NUK KA FRIKE NGA ZGJEDHJET”. Postimi mban datën 21 shkurt.

Te postimi tjetër, i datës 22 shkurt, shkruan: “Lutfi Haziri i bindur se i takon Presidenti LDK -së, duan edhe marrëveshje politike”, ndërsa fotos së bashkëngjitur i është mbivendosur teksti: “Haziri: LDK-ja do të rikthehet fuqishëm, Vetëvendosja ka shumicë për Qeveri, por jo për president”.

Këto postime, deri në momentin e trajtimit, në total kanë tërhequr rreth 240 reagime, 465 komente dhe 7 shpërndarje. Në bazë të komenteve, shumica e përdoruesve i kanë marrë këto postime si të vërteta.

Hibrid.info ka hulumtuar përmes “Google” dhe në rrjetin social ”Facebook” me fjalët kyçe “LUTFI HAZIRI PRESIDENTI LDK”, duke e kufizuar periudhën e kërkimit në javën e fundit, por deklaratat e pretenduara nga faqet e sipërpërmendura nuk shfaqen në asnjë burim kredibil informacioni.

Një deklaratë e Hazirit për çështjen e Presidentit të Republikës është gjetur e publikuar më 20 shkurt në hollin e Kuvendit të Kosovës, ku ai para mediave ka deklaruar:

“LDK-ja është për një dialog sa i përket çështjet së Presidentit, dialog mes partive politike, dhe ne kemi ofru një bashkëpunim. Natyrisht një bashkëpunim për një emër të LDK-së, bëhet fjalë gjithmonë, jo për diçka tjetër, sepse dialogu është ajo që të çon në arritjen e një konsensusi ose një marrëveshjeje sa ma të gjerë të mundshme”.

“Asnjë kandidat që nuk është i propozuar nga LDK-ja, dhe i mbështetur sipas një marrëveshjeje nga LDK-ja, nuk ka votë për askënd”. (këtu)

Këto deklarata të Hazirit nuk mbështesin pretendimet e bëra nga faqet e lartcekura.


Analiza

Dy faqe në Facebook kanë bërë disa postime me pretendimin se janë deklarata të nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Hazirit.

Në to pretendohet se numri dy i LDK-së ka thënë se partia që ai përfaqëson ka emrin për President të Republikës, si dhe që Lëvizja Vetëvendosje i ka numrat për qeveri, por jo edhe për President. Po ashtu, pretendohet se ai ka thënë se LDK-ja e do postin e Presidentit.

Megjithatë, në bazë të kërkimeve online që Hibrid.info ka bërë, deklarata të tilla nga Haziri nuk janë hasur në asnjë burim kredibil informacioni. I vetmi rast që Haziri ka folur në javën e fundit për këtë çështje në publik është ai i datës 20 shkurt në hollin e Kuvendit të Kosovës, ku në asnjë rast nuk thotë se LDK-ja e ka emrin për President.

Prandaj, në bazë të metodologjisë së punës, Hibrid.info këto publikime i vlerëson “Lajm i rremë”.

Lajm i rremë

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere