Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë mbi gjendjen shëndetësore të ish-presidenti Thaçi

HIBRID

Llogaria në TikTok me emrin “babajaga454” ka publikuar sot (10 nëntor) një video-material me imazhin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Imazhit i është bashkangjitur mbishkrimi që pretendon se Thaçi ka pësuar “sulm në kokë” sipas gazetës “The Times”.

Por pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, nuk janë gjetur fakte që e provojnë pretendimin e publikuar nga llogaria në fjalë.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga llogaria “babajaga454”:

https://www.tiktok.com/@babajaga454/video/7299788013092064545


Nisur nga fakti që llogaria në fjalë thotë se pretendimin e bazon nga raportimi i gazetës britanike “The Times”, hibrid.info ka hulumtuar në ueb-faqen të kësaj gazete.

Pas hulumtimit në hapësirën për kërkime “Search” me emrin e ish-presidentit Thaçi, ueb-faqja nuk ka gjeneruar informatat e pretenduara në publikimin e llogarisë (shih këtu).


Poashtu edhe në ueb-faqen zyrtare të Gjykatës Speciale në rubrikën e lajmeve, nuk ka asnjë njoftim gjatë ditëve të fundit në lidhje me ish-presidentit Thaçi (shih këtu).


Ndërsa edhe në njoftimet e ueb-faqes së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), subjekt politik ky që dikur udhëhiqej nga Thaçi, nuk konfirmohet pretendimi për gjendjen shëndetësore të ish-presidentit (shih këtu).


Një pretendim të ngjashëm mbi ish-presidentin Thaçi, hibrid.info e kishte verifikuar edhe më herët (shih këtu).


Analiza:

Llogaria “babajaga454” në TikTok ka pretenduar rrejshëm sot (10 nëntor) se ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka pësuar “sulm në kokë”.

Pas konsultimit me burimet zyrtare kredibile që mund të japin informacione për ish-presidentin Thaçi, siç janë kanalet online të Gjykatës Speciale, PDK-së apo edhe gazeta “The Times” të cilës i është referuar llogaria “babajaga454” në pretendim, i njëjti rezultoi të jetë i rremë.

Në asnjë nga këto burime nuk janë gjetur njoftime zyrtare me përmbajtje të pretendim të tillë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere