Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Kurti nuk ka ndarë 4 mijë banesa sociale për familjet në nevojë

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “lajmet.trendliveg24.com” ka publikuar artikullin me titull “Kurti ndan 4000 banesa sociaIe per famiIjet ne nevoje”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar, i cili nuk korrespondon me përmbajtje, si dhe lajmi është i vjetër.

Hibrid.info ka gjetur se ky artikull është publikuar në mediat online me datën 27 janar 2022, atëkohë kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë hapjes së tryezës së rrumbullakët për Programin e banimit adekuat social për Kosovë, kishte thënë se “banimi social është infrastrukturë kritike për të ngritur mirëqenien dhe sigurinë e qytetarëve, për barazi sociale e për të fuqizuar e zhvilluar komunitetet”.

Gjithashtu, nuk është e vërtetë se Kurti ka ndarë 4 mijë njësi banesore për familjet me asistencë sociale, siç pretendohet rrejshëm në titullin e artikullit.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “lajmet.trendliveg24.com”:

https://lajmet.trendliveg24.com/w/2022/02/17/kurti-ndan-4000-banesa-sociaie-per-famiijet-ne-nevoje/?fbclid=IwAR1Cq6lJQmdCvBUfdtyQgaFxHXmy3cokSMCLEqfua83szsBi7G7HdSVQPx0

Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “33shi.com”, e cila numëron afër 50 mijë ndjekës. (shih këtu)

Pas hulumtimit përmes makinave të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në kohë reale (27 janar 2022) të publikuar në disa media online në Kosovë. (shih këtu dhe këtu)



Kurti gjatë kësaj tryeze të rrumbullakët për Programin e banimit adekuat social për Kosovë, ka thënë se synon që gjatë mandatit të tij t’u sigurohet banim i përballueshëm 4 mijë familjeve, ku familjet përfituese do të bëhen pronarë të banesave me këste mujore prej vetëm 120 respektivisht 150 eurove maksimumi dhe për një periudhë kohore prej jo më shumë se 120, përkatësisht 150 muajve.

Pjesë nga fjalimi i Kurtit gjatë tryezës së rrumbullakët për Programin e banimit adekuat social për Kosovë:

“Qeveria është duke punuar në këtë drejtim dhe programin e banimit social e kemi përfshirë në Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025. Brenda mandatit, ne synojmë të krijojmë programin për banim social, si dhe të mundësojmë banim të përballueshëm për 4 mijë familje. Kjo do të arrihet përmes skemës “120×120” dhe “150×150”, ku familjet përfituese do të bëhen pronarë të banesave me këste mujore prej vetëm 120 respektivisht 150 eurove maksimumi dhe për një periudhë kohore prej jo më shumë se 120, përkatësisht 150 muajve”, kishte thënë ndër të tjerash Kurti.

Vegëzë e artikullit të publikuar nga portali zyrtar i zyrës së Kryeministrit “kryeministri.rks-gov.net”, mund ta gjeni këtu.


Analiza:

Ky portal i dyshimtë ka publikuar një artikull të vjetër të muajit janar, duke i vënë titull të sajuar me pretendimin ta paraqesë atë si aktual se kinse kryeministri Kurti ka ndarë 4 mijë njësi banesore për familjet me asistencë sociale.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky titull është i sajuar, pasi Kurti gjatë tryezës së rrumbullakët për Programin e banimit adekuat social për Kosovë, kishte thënë se synon që brenda mandatit t’u sigurohet banim i përballueshëm 4 mijë familjeve me anë të dy skemave që do t’ua mundësojnë familjeve përfituese të bëhen me banesa. Njëra është për familjet që mund të paguajnë këste nga 120 euro për 120 muaj dhe tjetra për 150 euro për maksimalisht 150 muaj.

Pra, pretendimi i bërë përmes titullit, ku thuhet se Kurti ka ndarë ‘ka ndarë 4 mijë njësi banesore për familjet me asistencë sociale” është pavërtetë. Kjo pasi që, siç mund të vërtetohet në paraqitjen e tij në takimin e 27 janarit, ku Kurti kishte thëne se një vendim i tillë pritet të realizohet.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere