Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se Bashkim Jashari ka prejardhje çeçene

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një artikull përmes së cilit njoftohet se Bashkim Jashari, komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka vizituar Turqinë dhe pretendohet se ky i fundit është me prejardhje çeçene.

Kjo përmbajtje është publikuar dje (22 prill) në faqen “albania.news-pravda.com”, e rrjetit rus “Pravda”.

Cila është e vërteta?

Pretendimi për prejardhjen çeçene të Jasharit nuk mbështetet në asnjë fakt të verifikueshëm.


Hibrid.info ka hulumtuar në ueb-faqen e FSK-së, ku ka gjetur biografinë e komandantit Jashari (shih këtu).

Aty tregohet se Jashari u lind në Prekaz të Poshtëm të Skenderajt dhe se është njëri nga dy të mbijetuarit e familjes së heronjve kombëtarë, Adem dhe Hamëz Jashari së tij, të cilët luftuan në rrethimin treditorë që i ishte bërë familjes Jashari nga forcat policore – ushtarake dhe paramilitare serbe.

Në këtë biografi nuk përmendet ndonjë prejardhje çeçene e tij.

Hibrid.info po ashtu ka kërkuar me anë të motorit të kërkimit, “Google”, për të gjetur dëshmi për prejardhjen e familjes Jashari. Në një artikull nga një faqe e arkivuar, “ademjashari.com”, përmenden disa nga paraardhësit e familjes së Bashkim Jasharit. Gjithashtu, në këtë artikull nuk përmendet prejardhja e pretenduar çeçene (shih këtu).


Për vizitën e Jasharit u njoftua edhe nga faqja e FSK-së. Në njoftim shkruan se vizita e Jasharit në Turqi (21 prill, 2025), shërben për thellimin e bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve, me fokus në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, përmes trajnimeve, stërvitjeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave (shih këtu).


Kush janë çeçenët?

Çeçenët janë një grup etnik i përkatësisë nakh nga Kaukazi Verior. Ata përbëjnë grupin etnik më të madh në këtë rajon dhe vetëquhen me emrin Nokhçiy (në njëjës: Nokhçi, Nokhço, Nakhçuo ose Nakhçe). Shumica dërrmuese e çeçenëve janë myslimanë dhe banojnë në Çeçeni, një republikë autonome brenda Federatës Ruse.


Çfarë është rrjeti “Pravda”?

Sipas një artikullit të publikuar në mediumin, “Radio Evropa e Lirë”, rrjeti “Pravda” u shfaq pasi mediat shtetërore ruse Russia Today dhe Sputnik u ndaluan në BE pas pushtimit rus të Ukrainës më 2022.

Deri në fillim të vitit 2025, ishte shndërruar në një “ekosistem global të dezinformimit” që përbëhej nga rreth 190 faqe në 83 vende, duke përhapur propagandën ruse në dhjetëra gjuhë.

“Pravda është nyja lidhëse e disa rrjeteve të përhapjes së dezinformatave të lidhura me shtetin rus. Këto rrjete përhapin narrativë që nxisin ndjenja antievropiane dhe antiperëndimore”, thotë Georgi Angelov.

Ai shton se përmes rrjetit Pravda rriten tensionet sociale dhe etnike në rajonet e synuara, dhe se anëtarësimi në BE dhe NATO do të jetë i mundur vetëm për vendet që nuk kanë konflikte të hapura apo probleme të pazgjidhura me fqinjët.


Analiza:

Pretendimi se komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari është me prejardhje çeçene, është i rremë.

Hibridd.info nuk ka gjetur fakte apo burime kredibile që konfirmojnë pretendimin.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si, “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere