Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet pa fakte se i dyshuari për vrasjen e CEO-s së UnitedHealthcare është me origjinë shqiptare

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Personi i dyshuar për vrasjen e kryeshefit ekzekutiv të kompanisë së sigurimeve shëndetësore në ShBA, “UnitedHealthcare”, pretendohet se ka prejardhje shqiptare.

Përmes një postimi në X (ish-Twitter), u ngrit pretendimi se në bazë të të dhënave publike nga “23andme.com“, që është një kompani amerikane që kryen shërbim të ADN-së bazuar në pështymë, i dyshuari për vrasjen e Brian Thompsonit, Luigi Mangione ka prejardhje shqiptare.

Ky pretendim u publikua më 10 dhjetor në median sociale X nga llogaria “wrappedaroundme”.

Çka gjeti hibrid.info?

Hibrid.info duke u bazuar në pretendimin e bërë nga llogaria “wrappedaroundme”, ka kërkuar në ueb-faqen e “23andme.com” për të dhënat e të dyshuarit për vrasjen e kryeshefit ekzekutiv të UnitedHealthcare. Por, kjo platformë nuk ofron të dhëna publike dhe se rezultatet e personave që kanë kryer shërbimin për ADN-në janë private. (shih këtu)

Përveç kësaj, hibrid.info ka kërkuar edhe në Wikipedia me fjalët “List of Arbëreshë people”, e cila gjendet në përmbajtjen e publikuar në X nga profili “wrappedaroundme”.

Në përmbajtjen e “List of Arbëreshë people” (Lista e Arbëreshëve), nuk gjendet mbiemri Mangione. (shih këtu)

Hibrid.info ka kërkuar edhe në platformën “ancestry.com” në lidhje me historinë e familjes Mangione. Por që rezultatet nuk tregojnë se familjet me mbiemrin Mangione kanë prejardhje shqiptare, por italiane. (shih këtu)


Analiza:

U pretendua se Luigi Mangione, i dyshuar për vrasjen e kryeshefit ekzekutiv të “UnitedHealthcare”, është me origjinë shqiptare.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se nuk ka asnjë të dhënë që e mbështet këtë pretendim.

Duke u bazuar edhe në platformën “ancestory.com”, asnjë familje me mbiemrin Mangione nuk ka prejardhje shqiptare.

Gjithashtu, pretendimi i profilit në X “wrappedaroundme” se në faqen “23andme.com” ka profile publike për të dhënat e ADN-së së personave që janë regjistruar aty, nuk është i vërtetë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje të publikuar në X, si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere