[email protected]
Pretendimi se në Kosovë do të arrijnë 200 mijë vaksina “Pfizer”, i pavërtetë
shape
shape
shape

Portali informativ “Preshevajone.com”, më 6 prill, ka publikuar një lajm përmes së cilit pretendohet se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, do të sjell javën e ardhshme një kontingjent prej 200 mijë vaksinave të prodhuesit “Pfizer”.

Ky pretendim rezulton të jetë i pasaktë, pas demantimit që është bërë nga zyrtar të subjektit politik “Vetëvendosje” (shiko këtu).

Në këtë artikull, bazuar në burimet e supozuara të “Preshevajone.com”, brenda Qeverisë së Kosovës, pretendohet se kontingjenti i vaksinave “Pfizer” do të arrijë në Kosovë dhe se nga java e ardhshme, do të fillojë një fushatë e vaksinimit masiv.

Artikulli i Preshevajone.com:

T: Albin Kurti siguron 200 mijë vaksina – vijnë këtë javë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti bashkë me presidenten e re Vjosa Osmani kanë arritur të sigurojnë 200 mijë vaksina anti covid të prodhuesit pfizer. Burime të sigurta nga Zyra e Kryeministrit Kurti, kanë bërë të ditur se këtë javë vaksinat pritet të arrijnë në Prishtinë dhe menjëherë pas arritjes do të nisë vaksinimi masiv i qytetarëve nëpër 7 qendrat e Kosovës. “Kryeministri dhe presidentja tashmë kanë siguruar 200 mijë vaksina por nuk po dëshirojmë të komunikojmë zyrtarisht edhe pse e dimë sigurt se vaksinarlt do të vijnë brenda kësaj jave. Prandaj edhe ka ndodhë mbyllja e vendit në mënyrë që nga e hëna e javës së ardhshme të fillojmë vaksinimin masiv në 7 qendrat e Kosovës”, ka thënë burimi brenda Zyrës së Kryeministrit Kurti. Kryeministri i ri i Kosovës këto ditë ka refuzuar vaksina donacion nga Shqipëria me arsyetimin se nuk dëshiron të marrë vaksina me prejardhje nga Kina edhe pse në mandatin e parë të tij vitin e kaluar, kryeministri Kurti pati pranuar donacion 1000 teste nga Serbia e që kishin origjinë kineze.

Vegëza e artikullit:

https://www.preshevajone.com/albin-kurti-siguron-200-mije-vaksina-vijne-kete-jave/

I njëjti lajm i publikuar nga “Preshevajone.com” është shpërndarë edhe nga një numër i konsiderueshëm i portaleve në gjuhën shqipe, por disa prej tyre, tashmë e kanë fshirë atë.

https://njekomb.org/albin-kurti-dhe-vjosa-osmani-sigurojne-200-mije-vaksina-pfizer-nga-java-e-ardhshme-vaksinimi-masiv-i-qytetareve/
https://kosova-24.net/albin-kurti-dhe-vjosa-osmani-sigurojne-200-mije-vaksina-pfizer-nga-java-e-ardhshme-vaksinimi-masiv-i-qytetareve/

Analiza:

Pretendimi i bërë nga “Preshevajone.com” se një kontingjent prej 200 mijë vaksinave të firmës “Pfizer” do të arrij në Kosovë, rezulton të jetë jo i saktë. Kjo për faktin se i njëjti pretendim është demantuar nga zyrtar të Vetëvendosjes, partisë në pushtet. Gjithashtu, ky pretendim bie poshtë edhe bazuar në deklaratën e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili 3 ditë më parë, nuk ka dhënë ndonjë afat të caktuar, për arritjen e një kontingjenti të mundshëm të radhës (shiko këtu). Marr parasysh këto fakte, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others