[email protected]
Publikohet recetë e dyshimtë për eliminimin e dhjamit në bark
shape
shape
shape

Portali shqiptar “Lapsi.al” ka publikuar një artikull me titull “3 receta të ujit detox për të patur një bark të sheshtë”. Por, në përmbajtjen e këtij teksti mungon burimi i informacionit.

Në këtë shkrim gjendet një recetë me disa përbërës, të cilët pretendohet se ndihmojnë në humbjen e peshës dhe krijimin e stomakut të sheshtë.

Pjesë nga teksti origjinal i publikuar në portalin Lapsi.al:

3 receta të ujit detox për të patur një bark të sheshtëUji me përmbajtje frutash, perimesh dhe erëzash përshpejton metabolizmin dhe ndan në mënyrë efikase vlerat ushqyese dhe antioksidantët. Gjithashtu ndihmon në rinovimin e qelizave të dëmtuara, eleminon fryrjen ose dhjamin e barkut.

Vegëza e artikullit të botuar në Lapsi.al:

https://lapsi.al/2020/09/13/3-receta-te-ujit-detox-per-te-patur-nje-bark-te-sheshte/


Analizë:

Ky shkrim nuk posedon burim të informacionit, që tregon qartë se nga është marrë ky studim. Gjithashtu, faktet që paraqiten në tekst rreth përbërësve që ndihmojnë në humbjen e dhjamit në bark, nuk janë të verifikuara. Artikujt e tillë shpesh keqinterpretojnë ose manipulojnë kërkimet shkencore ekzistuese. Hibrid.info e kategorizon këtë tekst si “Lajm i rremë”, “Përmbajtje e pa verifikuar” dhe “Pseudoshkencë”.


Arsyetimi:

Lajm i rremë

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Përmbajtje e pa verifikuar

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Pseudoshkencë

Vlerësim si “Pseudoshkencë” merr ai raportim mediatik që përpiqet të paraqesë disa mendime, qëndrime, vlera ose gjetje të marra nga një metodë jo-shkencore dhe ti paraqesë ato si zbulime shkencore ose fakte. Raporte të tilla shpesh keqinterpretojnë ose manipulojnë kërkimet shkencore ekzistuese, ose i referohen hulumtimeve që janë në kundërshtim me verifikimin shkencor dhe gjetjen e fakteve.

Share With Others