Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se tre persona u dënuan me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Nëpërmjet një publikimi në median sociale TikTok është pretenduar se tre persona (Granit Plava, Naim Murseli dhe Kushtrim Kokalla) janë dënuar me burgim të përjetshëm.

“Lajmi I Fundit. Denohen me Burgim te perjetshum tashmë ka shtet Bravo Kosova bravo..”, shkruan në videon e publikuar nga llogaria “pograddeccii”. Nën shkrim janë fotografitë e tre personave në fjalë.


E vërteta?

Të premten (31 janar) në Gjykatën Themelore në Prishtinë nuk është marrë vendim ndaj tre të akuzuarve për këtë rast. Sot është mbajtur vetëm seanca fillestare ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt, që ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.

Në këtë seancë fillestare, bashkëshorti i Liridona Ademajt, Naim Murseli, u deklarua “plotësisht i pafajshëm” për akuzën për “vrasje të rëndë”. I akuzuari tjetër Kushtrim Kokalla tha se nuk deklarohet pa u konsultuar me avokatin, ndërsa Granit Plava zgjodhi të mbrohet në heshtje. I akuzuari për shitjen e armës te Murseli, Tom Dodaj, pranoi fajësinë dhe u dënua me pesë vjet burgim e 5 mijë euro gjobë. (shih këtu)

Liridona Ademaj ishte vrarë më 29 nëntor 2023 në një rrugë në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Fillimisht rasti ishte raportuar si “grabitje me pasoja të vrasjes”, por ditë më pas autoritetet arrestuan Naim Murselin, bashkëshortin e saj, si të dyshuar. (Detaje të aktakuzës)


Publikimi në TikTok u bë pak pas mbylljes së seancës fillestare. Për rreth një orë që nga publikimi, përmbajtja ka marrë më shumë se 540 pëlqime e 84 komente. Ajo është shikuar rreth 40 mijë herë, deri në trajtimin nga hibrid.info.


Analiza:

Në një postim në TikTok është pretenduar se Granit Plava, Naim Murseli dhe Kushtrim Kokalla, janë dënuar me burgim të përjetshëm.

E vërteta është se të premten (31 janar) është mbajtur vetëm seanca fillestare ndaj tre të akuzuarve për përfshirje në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, më 29 nëntor 2023.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere