Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se HAARP ndryshon klimën dhe krijon stuhi, tërmete e vullkane

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Pretendohet se makineria HAARP ndryshon klimën, krijon stuhi, tërmet e vullkan, si dhe krijon tharje të tokës.

Ky pretendim u publikua në median sociale TikTok nga llogaria “gentianlleshi11”.

Cila është e vërteta?

Pas kontrollit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky pretendim është i pasaktë. HAARP është Programi Kërkimor Aktiv Auroral me frekuencë të lartë, që është përpjekje shkencore e cila synon studimin e vetive dhe sjelljes së jonosferës.


Vegëza e video-materialit të publikuar në TikTok nga llogaria “gentianlleshi11”:

https://www.tiktok.com/@gentianlleshi11/photo/7358094318311181601


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur informacione në ueb-faqen zyrtare të këtij Programi Kërkimor (HAARP), në të cilën sqarohet se në kuadër të programit, kryhen kërkime për karakteristikat dhe sjelljen e jonosferës. (shih këtu)


Në video-materialin e publikuar nga llogaria “gentianlleshi11”, përveç pretendimit, shfaqet edhe një fotografi në të cilën paraqitet një pajisje e madhe, e cila duket se është pjesërisht e mbuluar me një pëlhurë gome të bardhë.

A është kjo pajisje pjesë e HAARP?

Për të zbuluar origjinën e fotografisë, hibrid.info kërkoi përmes programit të automatizuar InVID dhe rezultatet tregojnë se pajisja që shihet në fotografi nuk është pjesë e HAARP.

Gjetjet çojnë në ueb-faqen “Popularmechanics.com” në të cilën paraqiten fotografi të kësaj pajisjeje.

Në këtë ueb-faqe jepen sqarime se pajisja në fjalë është një radar i quajtur SBX, i cili është projektuar për të zbuluar kokat e raketave balistike. (shih këtu)

Po ashtu fotografia e kësaj pajisjeje u gjet e publikuar edhe në ueb-faqen “media.ellinikahoaxes.gr” (shih këtu). Në përshkrimin e kësaj fotografie shkruan “Skuadra e ndërtimit dhe vendosjes së radarit qëndron përpara radarit SBX në Ingleside, Texas”.


Analiza:

U pretendua se Programi Kërkimor (HAARP) është në gjendje të ndryshojë klimën, të krijojë stuhi, tërmet e vullkan.

Hibrid.info vërtetoi se pretendimi është i rremë. HAARP është një Program Kërkimor përmes së cilit kryhen kërkime për karakteristikat dhe sjelljen e jonosferës.

Po ashtu, në këtë pretendim të bërë në TikTok, pretendohet se fotografia paraqet pajisje të Programit Kërkimor (HAARP). Por, gjetjet tregojnë se në fotografi paraqitet radari i quajtur SBX, i cili është projektuar për të zbuluar kokat e raketave balistike.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim të bërë në TikTok si “Teori Konspirative”.

Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato përmbajtje informative të cilat në vete përmbajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre përmbajtje është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere