Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se ka filluar testimi i mjeteve të rënda ushtarake në Kosovë

HIBRID

Llogaria në TikTok më emrin “mtkrs25” ka publikuar një video-material ku shfaqen pamje të pajisjeve ushtarake.

Në mbishkrimin e vendosur pretendohet se këto pamje tregojnë fillimin e testimit të këtyre pajisjeve në vendin tonë.

Hibrid.info ka verifikuar dhe ka gjetur se behët fjalë për armatim të prodhuar dhe të testuar në Turqi, armatim të cilin Kosova nuk e posedon.


Vegëza e video-materialit të publikuar në TikTok nga llogaria “mtrks25”:

https://www.tiktok.com/@mtrks25/video/7332129295696940293

Pas verifikimit të fakteve përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka gjetur të dhëna mbi pajisjet e shfaqura në video.

Mjeti i parë që shfaqet në video, e që mban emrin “ALPAR”, është i dizajnuar nga fabrika e prodhimit të automjeteve, “Otokar”, në Turqi (shih këtu dhe këtu).


Po ashtu hibrid.info ka vërtetuar se edhe tanku tjetër me emrin “Kaplan MT”, që tregohet në pamje, është i prodhuar në Turqi, nga kompania turke e mbrojtjes “FNNS” (shih këtu dhe këtu). Ndërsa shtetet që shihen si përfitues të mundshëm, të kësaj pajisjeje ushtarake përpos Turqisë, janë Indonezia, Brunei, Gana dhe Malajzia (shih këtu).


Nga hulumtimi më i thellë i hibrid.info, është gjetur një intervistë e ministrit të FSK-së, Ejup Maqedonci, në të cilën ai ka përmendur vendet me të cilat po negociohet blerja e armëve nga Kosova, pa shpalosur detaje duke u arsyetuar në konfidencialitetin e këtyre veprimeve, gjë e cila nuk konfirmon praninë e mjeteve të tilla ushtarake në Kosovë (shih këtu).


Hera e fundit kur është konfirmuar blerja e armëve nga Kosova, është lajmi për pranimin e kërkesës së Kosovës për blerjen e sistemeve raketore anti-tank “Javelin” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat ende nuk kanë arritur në vend (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi se në Kosovë ka filluar testimi i mjeteve të rënda ushtarake, siç pretendohet në një video-material të publikuar në TikTok, është i pa vërtetë.

Bazuar në hulumtimin e hibrid.info, është vërtetuar se në pamje shihen armatime të prodhuara dhe të testuara në Turqi. Ndërsa nuk është konfirmuar se të njëjtat janë testuar apo edhe janë blerë nga Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë si “Lajm i rremë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere