Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se Kosova ka siguruar tanke nga Turqia

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një video-material që shfaq fotografinë nga takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin turk, Recep Taip Erdogan Recep Tayyip Erdoğan, me pretendimin që lë të nënkuptohet se është arritur marrëveshje për sigurimin e tankeve të shfaqur në fotografi.

Përmbajtja është gjetur e publikuar (21 shtator) në TikTok, nga një llogari që mban emrin “fbi13039”.

E vërteta?

Hibrid.info ka gjetur informacioni pretenduar nuk është i konfirmuar.


Përmbajtja e publikuar në TikTok, është gjetur e publikuar edhe në Facebook, nga një llogari me emrin “Bedi Nuredini”, ku deri në momentin e trajtimit, videoja ka marrë mbi 3 mijë pëlqime dhe mbi 150 komente.


Fotografia është marrë nga takimi i zhvilluar ndërmjet liderëve, më 3 shkurt të vitit 2023, ndërsa të njëjtit janë takuar edhe në fund të majit të vitit 2024.

Në bazë të deklarimeve publike, nuk konfirmohet sigurimi i tankeve të tilla, ashtu siç pretendohet.

Gjetjet tregojnë se, e vetmja marrëveshje për blerje armësh të Kosovës nga Turqia, e konfirmuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është ajo për blerjen e dronëve Bayraktar TB-2 (shih këtu).

Po ashtu, të dhënat tjera të gjetura tregojnë se me (3 shtator), kryeministri Kurti ka lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve për prodhimin e municionit, gjatë takimit me presidentin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Haluk Gorgun, por pa konfirmuar marrëveshje konkrete (shih këtu).

Tjetër fakt që e hedh poshtë pretendimin në fjalë është edhe mos konfirmimi i lajmit, nga Ministria e Mbrojtjes, si institucion kompetent menaxhues me Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), që ka për detyrë të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi se Kosova ka siguruar tanke, në marrëveshje me Turqinë, nuk është i saktë.

Pretendimi në fjalë nuk është konfirmuar.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere