Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Artikull i rremë: Haradinaj nuk ka thënë atë që pretendohet

HIBRID

Artikulli me titull “Haradinaj: Po të isha une kryeminister, moti do e kisha kthyer Çakorrin dhe do liberalizoheshin vizat. .(VIDEO)”, është publikuar nga portali i dyshimtë “mitrovicapress.com”.

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, përmes makinave të kërkimit dhe rrjeteve sociale, del që ky artikull përmban titull dhe përmbajtje komplet të sajuar. Një deklaratë e tillë nga Haradinaj nuk është gjetur në asnjë nga mediumet në gjuhën shqipe.

Gjithashtu, në titullin e këtij artikulli premtohet se në tekst mund të gjendet edhe një video, gjë e cila mungon.

Teksti i artikullit të publikuar në “mitrovicapress.com”:

Haradinaj: Po të isha une kryeminister, moti do e kisha kthyer Çakorrin dhe do liberalizoheshin vizat..(VIDEO)

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar kryeministrin e tanishem, Avdullah Hoti se nuk po merret fare me çështjen e Qakorrit dhe se ka lene menjan liberalizimin e vizave..

“Po te isha une kryeminister, Çakorrin moti do e kishim kthyer dhe do e kishim liberalizimin e vizave. Hoti po mendon per gjera te vogla ai duhet te …

Vegëza e artikullit të publikuar në “mitrovicapress.com”:

https://mitrovicapress.com/news/3196?fbclid=IwAR2VMPW29TjLgwNB220k7ZYkj_8G_JJ6iXidhgkRrL63wF81ox0BUBq53Oo


Analiza:

Portali i dyshimtë “mitrovicapress.com” ka publikuar një artikull me titull dhe përmbajtje të rreme. I njëjti shkrim është shpërndarë edhe në rrjetin social Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”, e cila numëron afër 90 mijë pëlqime.

Ky lajm i rremë i postuar në Facebook, ka ngjallur reagime të shumta te lexuesit, ku shihet se ka marrë mbi 70 komente. Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që ky artikull vlerësohet si “lajm i rremë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk ka asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere