Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi i përleshjes mes Muriqit dhe Zhegrovës del të jetë i pavërtetë

HIBRID

Disa media kanë publikuar dje (e martë – 23 mars) një lajm duke pretenduar ta paraqesin një zënkë dhe përleshje mes dy futbollistëve të përfaqësueses së Kosovës, portierit Arianet Muriq dhe mesfushorit Edon Zhegrova.

Artikujt që paraqisnin këtë pretendim mbanin tituj si “Muriqi u përfshi në rrahje fizike me Zhegrovën, FFK e përjashtoi vetëm portierin”. Ky pretendim i nisur fillimisht nga “indeksonline.net/”, ndërtohej bazuar në informata brenda kampit të kombëtares së Kosovës në futboll, në kohën kur po bëhen përgatitjet për ndeshjet e radhës. Ky artikull më pas u shpërnda edhe nga disa media.

Mirëpo, pretendimi i paraqitur nga ky medium, pas pak kohësh, rezulton të jetë i pavërtetë. Pavërtetësinë e tij e argumentuan krye-trajneri i kombëtares, Berndard Challandes, si dhe vetë futbollisti i apostrofuar, Edona Zhegrova.

Artikulli i publikuar nga indeksonline.net:

“Muriqi u përfshi në rrahje fizike me Zhegrovën, FFK e përjashtoi vetëm portierin

Sot Federata e Futbollit e Kosovës dha lajmin “tronditës” për përjashtimin e portierit Arijanet Muriqi nga ekipi kombëtar. Muriqi është larguar nga ekipi i Challandesit për shkak të disiplinës. IndeksOnline mëson se ky përjashtim erdhi për shkak të një incidenti në hotelin “Emerald”. Dyshja e Kosovës, Edon Zhegorva dhe Arjanet Muriqi janë përfshirë në një përleshje fizike që çoi në largimin e portierit të Williem II nga “Dardanët”. Kjo “tronditje” vjen vetëm një ditë para ndeshjes me Lituaninë. Kujtojmë se Kosova do t’i luaj^ edhe dy ndeshje të tjera kryesore përveç Lituanisë. Të dielën luajnë ndaj Suedisë dhe më 31 mars ndaj Spanjës./IndeksOnline”.

Vegëza e artikullit të publikuar në indeksonline.net:

https://indeksonline.net/muriqi-u-perfshi-ne-rrahje-fizike-me-zhegroven-ffk-e-perjashtoi-vetem-portierin/?fbclid=IwAR3SGFQp5GDvk5KD2B71KG_STAEGN4lpuCU8tfxy0SxpMylG4Eg7Qd6BLiA


Në fakt, merret vesh se portieri i parë i skuadrës së Kosovës, Muriq, është larguar nga kampi i kombëtares, por jo për shkak të ndonjë përleshje me Zhegroves, siç pretendohet në artikullin e “indeksonline.net”, por për shkak të disa masave disciplinore.

Demanti i lajmit nga Zhegrova dhe Challandes:

https://telegrafi.com/edon-zhegrova-mohon-te-jete-perplasur-arijanet-muricin/

https://zeri.info/sport/399891/bernard-challandes-flet-per-perjashtimin-e-arijanet-muriqit-nga-grumbullimi-me-kosoven/?fbclid=IwAR3Py2Vl__Vvvgc6j5xcp_Jnt8s1qOD8BloOCpwAFt8pUlxqz7b_e24aWMM


Analiza:

Artikulli i publikuar nga “indeksonline.net” rezulton të jetë i paargumentuar, meqenëse pretendimet e ngritura nuk janë bazuar në ndonjë fakt. Për më tepër, i njëjti pretendim është demantuar edhe nga njëri nga personat e apostrofuar të kenë qenë pjesë e ngjarjes, siç është futbollisti Edon Zhegrova, por edhe nga vet trajneri Bernard Challandes. Në bazë të kontrollit të fakteve dhe analizës së tyre, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “dezinformatë”. I njëjti artikull nuk do të vlerësohej si i tillë, në rast se “indeksonline.net” do të reagonte pas demanteve dhe do ta mbështeste me ndonjë fakt pretendimin e bërë.  


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere