Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se Policia dhe KFOR-i po bëhen gati për operacion ushtarak kundër popullatës serbe në veri

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes një videoje të shkurtër (11 sekonda) pretendohet se pamjet paraqesin Policinë e Kosovë me helikopterë dhe një kontingjent të KFOR-it. Në këtë përshkrim thuhet se “Ata janë gati të kryejnë një operacion ushtarak kundër popullatës serbe”.

Kjo përmbajtje u publikua në X (ish-Twitter) në gjuhën angleze nga llogaria “Peacemaker” me datë 6 janar, 2025.

E vërteta?

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky pretendim është i rremë.

Përshkrimi i përmbajtjes së publikuar në X, i përkthyer në shqip:

“‘Policia’ shqiptare me helikopterë dhe kontingjenti i NATO-KFOR në lëvizje. Ata janë gati të kryejnë një operacion ushtarak kundër popullatës serbe.? Nga Telegrami”.


Pas hulumtimit përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë video-materialin autentik të publikuar nga portali informativ në gjuhën serbe “Alternativna.com”.

Videoja është gjetur në kanalin zyrtar të këtij portali në Youtube, “Alternativna Internet stranica”. (shih këtu)

Në përshkimin e kësaj videoje të publikuar nga “Alternativna” shkruan: “KFOR se rasporedio kod autobuske stanice u Severnoj Mitrovici” (KFOR-i është vendosur afër stacionit të autobusëve në Mitrovicën e Veriut).


Analiza:

Pretendimi se pamjet paraqesin Policinë e Kosovës me helikopterë së bashku me KFOR-in duke u bërë gati të kryejnë një operacion ushtarak kundër popullatës serbe, është i rremë.

Hibrid.info ka arritur të gjejë videon autentike të publikuar në portalin informativ në gjuhën serbe “Alternativna.com”, e që në përshkrimin e saj thuhet “KFOR-i është vendosur afër stacionit të autobusëve në Mitrovicën e Veriut”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje të publikuar në X, si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere