[email protected]
Pretendohet rrejshëm se gjuha shqipe është gjuha e huaj më e folur në Zvicër
shape
shape
shape

Portali “lecanton27.ch”, i vetëquajtur si gazeta e parë shqipe në Zvicër ka publikuar dje (19 mars) një artikull të titulluar “Shqipja gjuha e parë e huaj më e folur, ose gjuhë e 5-të zyrtare në Zvicër ?”

Hibrid.info ka verifikuar dhe ka gjetur se ndryshe nga titulli, në kreun e artikullit thuhet se gjuha shqipe, është gjuha më e folur në Zvicër.

Por, hibrid.info ka vërtetuar se gjuha shqipe, nuk është as gjuha e huaj më e folur, ashtu siç pretendohet në titull, e as gjuha më e folur në Zvicër, siç paraqitet në hyrje të këtij artikullit.

Duke u bazuar në numrin e ndjekësve të faqes së portalit “lecanton27.ch” në Facebook (këtu),  hibrid.info vlerëson se pretendimet e artikullit, mund të kenë impakt tek një numër i konsideruar i lexuesve.


Vegëza e artikullit të publikuar nga portali “lecanton27.ch”:

https://lecanton27.ch/shqipja-gjuhe-e-5-te-zyrtare-ne-zvicer-ajo-prine-para-gjuhes-portugeze-dhe-angleze-si-gjuhe-me-e-folur-ne-kete-vend/?fbclid=IwAR16l6a7vK0fTtrlrkHlDHxqOajhBUhcu90lvQlgwaCz-C_35elwpyx_hio


Pjesë nga artikulli, ku jepet informacioni se gjuha shqipe është gjuha më e folur në Zvicër:

Bernë, 19 mars -N efillim t ekesja jave janë publikuar statistikat e fundit për gjuhët e huaja të folura në Zvicër. Sipas një sondazhi të ri të Entit Federal të Statistikave, në shifra absolute për herë të parë gjuha shqipe është më e folura në Zvicër, para gjuhës portugeze. amdje edhe asaj angleze, njfton gazeta zvcierane ne sqhip Le Canton27.ch

Shqipja rrëzon gjuhën portugeze për herë të parë pas dhjetë vitesh. Sipas një sondazhi të Entit Federal të Statistikave, më shumë njerëz flasin shqip sesa portugalisht apo anlgisht në Zvicër. E para për të paktën dhjetë vjet. Shqipja gjuhë e 5-të « zyrtare » në Zvicër ? Ajo prinë, para gjuhës portugeze dhe angleze, si gjuhë me e folur në këtë vend


Pasi që portali në fjalë i është referuar të dhënave nga Enti Federal i Statistikave, hibrid.info ka kërkuar në faqen e kësaj agjencie shtetërore të Zvicrës dhe ka gjetur të dhënat për gjuhët që fliten nga popullsia rezidente e përhershme, të publikuara më 18 mars (shih këtu).

Në bazë të informatave të publikuara nga Enti Federal i Statistikave, tregohet se gjuha më e folur e huaj në Zvicër, është gjuha angleze, ndërsa gjuha me numrin më të madh të folësve nga gjuhët zyrtare në vend, është gjuha gjermane.


Tabela nga Enti Federal i Statistikave për gjuhët kryesore të popullsisë rezidente të përhershme:

 Die häufigsten Hauptsprachen, 2022su-d-01.08.01.01
 Ständige Wohnbevölkerung
      
  Anzahl
Personen
Vertrauens- nterval
± (in %) 1)
Anteil in % 2)Vertrauens- nterval
± (in Prozent-punkten) 1)
 Ständige Wohnbevölkerung8,622,735***
 Deutsch oder Schweizerdeutsch     5,329,0200.261.80.1
 Französisch     1,964,1030.422.80.1
 Italienisch oder Tessiner / bündneritalienischer Dialekt        675,1530.87.80.1
 Rätoromanisch          39,7314.20.50.0
 Englisch        529,8881.16.10.1
 Albanisch        292,7171.43.40.0
 Portugiesisch        292,2191.53.40.1
 Spanisch        202,7771.92.40.0
 Serbisch oder Kroatisch        187,4221.92.20.0
 Andere Sprachen        732,8311.08.50.1
 Total der genannten Sprachen 3)   10,245,861*118.8*
      

Analiza:

Pretendimi i titullit të një artikulli të publikuar nga “lecanton27.ch”, që informon se gjuha shqipe  është gjuha e huaj më e folur në Zvicër, nuk është i vërtetë. Hibrid.info ka gjetur se gjuha angleze është gjuha e huaj me numrin më të madh të folësve.

Po ashtu edhe pretendimi brenda artikullit që tregon se gjuha shqipe është gjuha që flitet më shumë në Zvicër, nuk është i qëndrueshëm, pasi që gjuha me numrin më të madh të folësve në Zvicër, është ajo gjermane.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Share With Others