Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se shqiptarët janë përfshirë në trazirat në Francë

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një video-material që shfaq të momentit të trazirave në një festival muzike në Francë.

Videoja është publikuar më 23 qershor në platformën “X” nga llogaria “vukfenix”, me pretendimin se pamjet tregojnë një festival muzike të organizuar nga emigrantët shqiptarë, duke aluduar se kaosi është shkaktuar nga shqiptarët.

Cila është e vërteta?

Hibrid.info ka gjetur se bëhej fjalë për “Fête de la Musique”, festival i muzikantëve amaterë dhe profesionistë në Francë.


Videoja e njëjtë është gjetur e publikuar në shumë raste, në bazë të përshkrimit të së cilave, mund të konfirmohet se ajo shfaq një prej momenteve gjatë trazirave në festivalin e muzikës në Francë (shih këtu).

Hibrid.info ka gjetur raportime të mediave në gjuhën frënge ku tregohet për ngjarjen dhe sqarohet se janë arrestuar 12 persona, të cilët kanë sulmuar me gjilpëra të pranishmit në festival (shih këtu dhe këtu).

Identiteti kombëtar i të arrestuarve nuk bëhet i ditur.


Çka është Fête de la Musique?

Fête de la Musique u krijua më 21 qershor 1982 nga Ministria Franceze e Kulturës, me nismën e Jack Lang dhe Maurice Fleuret, për të promovuar muzikën pa dallim zhanri dhe për t’ia bërë atë të qasshme të gjithëve. Ngjarja nisi si një festë spontane, ku muzikantët, amatorë dhe profesionistë, performonin falas në hapësira publike. Me kalimin e viteve, festivali u shndërrua në një fenomen ndërkombëtar, i pranishëm në mbi 120 vende, duke përfshirë stile të ndryshme muzikore dhe komunitete të margjinalizuara. Ai mbetet një simbol i përhapjes demokratike të artit dhe kulturës në hapësira publike (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi se trazirat në video gjatë një festivali muzike në Francë, janë shkaktuar nga emigrantë shqiptarë nuk qëndron.

Ngjarja lidhet me festivalin “Fête de la Musique”, një ngjarje zyrtare e organizuar çdo 21 qershor në Francë, dhe jo me ndonjë festival të veçantë të emigrantëve shqiptarë, siç pretendohet në video.

Po ashtu, raportimet e mediave në gjuhën frënge nuk përmendin shqiptarë si organizatorë apo pjesëmarrës të identifikuar në mënyrë të veçantë në këtë incident.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere