Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Mediat serbe nuk kanë shkruar se “Kurti i vendos ultimatum Serbisë për njohje”

HIBRID

Portali i dyshimtë “Specialja.com” ka publikuar një artikull duke pretenduar që, përmes titullit, ta paraqes një deklaratë të pa qenë të kryeministrit të Kosovës – Albin Kurtit.

Në titullin e këtij artikulli shkruan “Mediat serbe në panik: Albin Kurti ultimatum Serbisë që të pranoj Kosovën”. Titulli i publikuar nga ky portal është marr nga një lajm i vjetër. Në fakt, titulli është marr nga një lajm i fundit të korrikut të vitit të kaluar (2020), që përshkruan një burim të mediave serbe, i cili thotë se BE do të kërkojë nga Serbia që ta njohë Kosovën.

Të njëjtin artikull “Specialja.com” e ka publikuar sot (19 qershor), por në vend të “BE i jep ultimatum Serbisë që të pranojë Kosovën”, në titull ky portal i dyshimtë e ka vendosur “Albin Kurti ultimatum Serbisë që të pranoj Kosovën”.

Artikulli i publikuar nga Specialja.com:

https://specialja.com/lajme/2021/05/19/mediat-serbe-ne-panik-albin-kurti-ultimatum-serbise-qe-te-pranoj-kosoven/?fbclid=IwAR32fQPq81_MGI0DRGTHj3dXSZ1LC6FF_YomOXeWJ6X9FMNNEPoQ9dxNBhY

Ky lajm i botuar në mediat serbe në vitin e kaluar, ka qenë në vazhdimësi të ngjarjeve në këtë kontekst, gjatë takimeve në Bruksel mes ish-kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në vitin e kaluar. Ky lajm, siç e kishin cituar mediat serbe, është i bazuar në burime diplomatike, ku thuhet se:

“Serbisë do t’i dorëzohet propozimi i marrëveshjes gjithëpërfshirëse që nënkupton de facto pranimin e shtetit siç e quajnë këto media serbe, të rrejshëm”.

Artikulli autentik i publikuar në disa media online kosovare:

https://gazetablic.com/mediat-serbe-ne-panik-beja-i-jep-ultimatum-serbise-qe-te-pranoje-kosoven/

https://literal.media/mediat-serbe-ne-panik-be-ja-i-jep-ultimatum-serbise-qe-te-pranoje-kosoven/116066


Analiza:

Artikulli i “Specialja.com”, nga kontrolli i fakteve, dëshmohet se ka përdorur një lajm të vjetër, të ndjeshëm për audiencën në Kosovë dhe rajon, duke e ndryshuar titullin dhe e humbur kontekstin. Duke e ditur zhvillimin e ngjarjeve të fundit, takimet e liderëve shtetërorë të Ballkanit Perëndimor në samitin e “Bërdo – Brijonit” si dhe takimin e fundit në Bruksel, ky artikull me titull të sajuar, për pak minuta sa është publikuar, ka filluar të nxisë reagim në Facebook. Duke pasur parasysh se një artikull i tillë dezinformon lexuesit, të cilët nuk kanë pretendimi ta trajtojnë vërtetësinë e tij, hibrid.info vendos ta vlerësoj këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere