Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a… Të fundit | Hibrid.info në Bordin e IFCN, një hap i ri në përfaqësimin ndërkombëtar Të fundit | Nuk ka dyshime të reja për një varrezë masive pranë kishës ortodokse në hap… Të fundit | Imazhi që paraqet Kurtin pranë Millosheviqit është i montuar
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e Albin Kurtit

ETRIT REXHEPI

VERDIKTI YNË

LAJM I RREMË

Deklarata e paraqitur është e sajuar.

Publikohet një imazh me mbishkrimin që paraqet një deklaratë të Hillary Clinton, ish-sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Në postimin në Facebook, në grupin me emrin “REPUBLIKA E KOSOVËS SOVRANE CEP MË CEP(Grupi Elez Neziraj)”, u pretendua se ajo ka shprehur vlerësimin për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

Kjo përmbajtje u publikua të shtunën (1 gusht) nga një llogari që ka emrin “Faik E. Telaku”.

Çka nuk shkon me përmbajtjen?

Deklarata e paraqitur është e sajuar.

Deri në momentin e trajtimit, përmbajtja kishte mbi 4 mijë e 700 reagime, mbi 350 komente dhe mbi 480 shpërndarje.

Për shkak se në të ishte përdorur një model i njohur i deklaratave, shpesh të sajuara që shërbejnë për t’i lartësuar politikanët vendorë përmes figurave ndërkombëtare (këtu), përmbajtja dukej e dyshimtë.


Andaj, hibrid.info fillimisht ka hulumtuar për përmbajtjen me anë të “Google Lens” (shih këtu). Rezultatet kanë gjetur se i njëjti imazh është publikuar në Facebook, nga një llogari me emrin “Ismet Korqa”, në dhjetor të vitit 2025, në një grup tjetër publik (shih këtu). Në hulumtim nuk u shfaq asnjë burim i besueshëm që do ta konfirmonte pretendimin.


Edhe pse, në përmbajtje nuk saktësohet koha e deklaratës së pretenduar, hibrid.info kontrolloi në llogarinë në Facebook të ish-sekretares së Shtetit (shih këtu). Për shkak se pretendimi u publikua më muajin gusht, në llogarinë e Clinton u kontrolluan përmbajtjet e publikuara gjatë këtij muaji. Nga ato që janë publike, nuk u gjet ndonjë, ku ish-zonja e parë e ShBA-së, të ketë dhënë komente për qeverisjen në Kosovë.


Më pas, kërkimi ka vijuar me anë të makinës së kërkimit “Google”, ku si fjalë kyçe u përdor i tërë mbishkrimi i paraqitur në imazh (shih këtu). Përveç publikimeve të përmbajtjes në grupe tjera publike në Facebook, nga këto dy llogaritë e përmendura në këtë artikull (shih këtu dhe këtu), as nga ky kërkim nuk u gjet ndonjë burim informimi që do të vërtetonte atë që pretendohet.

Për ta bërë më konkret hulumtimin, kërkimi në “Google”, u bë edhe me fjalët kyçe “hillary clinton albin kurti” (shih këtu). Ky kërkim shfaqi vetëm artikuj, ku ishte raportuar për një fotografi të shkrepur të ish-presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, bashkë me ish-presidentin e SHBA-së, Bill Clinton dhe bashkëshortes së tij, Hillary Clinton (shih këtu dhe këtu).

Fotografia ishte shkrepur në vitin 2022 në ceremoninë mortore të varrimit të Madeline Albright, e cila kishte shërbyer si ish-sekretare e shtetit në mandatin e dytë të presidentit Clinton. Megjithatë në atë kohë nuk ishte raportuar që ndonjëri prej çiftit Clinton, ka komentuar për qeverisjen në Kosovë.


Po ashtu, as hulumtimi në këtë makinë kërkimi me fjalët “hillary clinton kosovo”, nuk dha ndonjë rezultat konfirmues të pretendimit (shih këtu).

Analiza:

Një postim në Facebook pretendoi se ish-sekretarja e Shtetit e ShBA-së, Hillary Clinton, vlerësoi qeverisjen e kryeministrit në detyrë Albin Kurti përmes një citati të shfaqur në imazh.

Përmbajtja dukej e dyshimtë për shkak të përdorimit të një modeli të njohur të deklaratave të sajuara që lartësojnë politikanët vendorë përmes figurave ndërkombëtare.

Mjetet e kërkimit dhe kontrolli i llogarive zyrtare treguan se imazhi ishte përdorur më parë, por nuk konfirmuan pretendimin.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Lajm i rremë”.

 Arsyetimi

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere