Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Ri-publikohen artikuj të vjetër lidhur me veriun e Kosovës me pretendimin të paraqiten si aktual

FATBARDH DEMA

Disa faqe në median sociale Facebook kanë publikuar dje (2 shkurt) artikuj lidhur me veriun e Kosovës.

Në njërin artikull pretendohet se gazeta italiane “La Repubblica” ka paralajmëruar shpërthim të konfiktit në Kosovë, ndërsa në artikullin tjetër flitet për disa persona të maskuar që kanë shtënë me armë zjarri në veri duke brohoritur “U kthye, Kosova është Serbi”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se të dy këta artikuj janë të vjetër, që flasin për ngjarje të muajit nëntor (2022).

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikujt e publikuar në kohë reale (6 nëntor 2022) në mediat online në Kosovë.

Faqet në Facebook “Feja Ime”, “Exlusive Albania Today” dhe “Shqipet” i kanë publikuar këta artikuj të vjetër me pretendimin t’i paraqesin si aktual, kështu duke lënë vend për keqinformim te lexuesi.


Vegëzat e artikujve të publikuar në këto faqe mund t’i gjeni këtu, këtu, këtu, këtu, këtu dhe këtu.


Hibrid.info pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit dhe mediave sociale, ka arritur që t’i gjejë këta artikuj të publikuar në kohë reale në disa media online në Kosovë, si “GazetaExpress.com” e “Paparaci.com”.


Analiza:

Disa faqe në Facebook kanë publikuar dje (2 shkurt) artikuj të vjetër (nëntor 2022) lidhur me disa ngjarje në veri të Kosovës, me pretendimin që t’i paraqesin si aktual.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson këta artikuj si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere