Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i vjetër dhe i pakonfirmuar nga mediat serbisht për një gabim në hartë

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohen disa artikuj që raportojnë se në një hartë të Evropës, e ekspozuar në Danimarkë, emri i Serbisë është zëvendësuar gabimisht me “Kosova”.

Këto përmbajtje me këtë pretendim janë publikuar nga disa media në gjuhën serbe si “nezavisne.com” dhe “standard.co.me” më 6 qershor.

Por, çka nuk shkon me përmbajtjen?

Ky lajm është i vjetër dhe i njëjti pretendim është i paverifikuar.


Hibrid.info ka hulumtuar me anë të programit të automatizuar të kërkimit InVID, dhe ka gjetur se për këtë ngjarje është raportuar në vitin 2019.

Në këtë vit nga mediat në gjuhën shqipe ishte raportuar lajmi, duke treguar se në një libër të auto shkollës në Danimarkë, territori i Serbisë ishte futur brenda kufijve të Kosovës (shih këtu).

Por, në një medium tjetër në gjuhën serbe “hronograf.net”, lajmi rezulton të jetë publikuar në vitin 2017 (shih këtu). Ndonëse nuk është verifikuar, edhe në këtë artikull dhe ata tjerë të publikuar në gjuhën serbe e atë në shqipe, pretendohet për ngjarje të ndodhur në Danimarkë.


Analiza

Pretendimi se në një hartë të Evropës e ekspozuar rishtazi në Danimarkë emri i Serbisë është zëvendësuar me ‘Kosova’ nuk qëndron.

Lajmi është i vjetër dhe ka qarkulluar të paktën që nga viti 2017 dhe nuk është konfirmuar asnjëherë se ka ndodhur në Danimarkë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Përmbajtje e paverifikuar”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere