Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Me fotografi komike ngritët pretendimi i rremë për arrestimin e Vladimir Putin

FATBARDH DEMA

Llogaria në TikTok “lumjanana009” ka publikuar sot dy fotografi në të cilat shihet figura e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, duke u arrestuar nga policia dhe ushtria.

Në njërën fotografi është vënë mbishkrimi “ARRESTOHET PRESIDENTI RUSE VLLADIMIR PUTIN”.

Pas hulumtimit të bërë nga hibrid.info, është vërtetuar se këto fotografi janë komike të cilat janë publikuar në platformën online 9gag.com.


Vegëza e postimit të publikuar në TikTok nga llogaria “lumjanana009”:

https://www.tiktok.com/@lumjanana009/video/7215494484467993883


Pas hulumitmit përmes programit të automatizuar online “InVID”, hibrid.info ka vwrtetuar se ëto imazhe janë publikuar në platformën online për video dhe fotografi komike 9gag.com (këtu) nga përdoruesi me emër Jonathan Ruiz (shih këtu). Në përshkrimin e bërë në këtë llogari shkruan “My Funny Collection” që në shqip përkthehet “Koleksioni im qesharak”.


Ndërsa në përshkrimin e këtyre fotografive që paraqitet “arrestimi” i Putinit, ky përdorues ka shkruar “Sooner or later, dictators like Putin go to jail or commit suicide”, që në shqip do të thotë “Herët a vonë, diktatorët si Putin shkojnë në burg ose kryejnë vetëvrasje”. (shih këtu)


Analiza:

Fotografitë komike që paraqesin “arrestimin” e Vladimir Putinit, llogaria “lumjanana009” në TikTok është munduar t’i paraqesë si të mirëqena. Gjithashtu, nga kjo llogari është ngritur edhe pretendimi i rremë se “arrestohet presidenti rus Vladimir Putin”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë publikim në TikTok si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere