Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim pa fakte se grafiti ‘UÇK’ u bë nga ‘ekstremistët shqiptarë’ për frikësimin e serbëve

HIBRID

Shkruan: Fatbardh Dema

Është raportuar për paraqitjen e një grafiti me akronim të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në fshatin Stanishor të Novobërdës.

Disa media në gjuhën serbe kanë raportuar për grafitin bazuar në reagimin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Në reagimin e publikuar në uebfaqen e kësaj zyre të enjten, grafiti është paraqitur si “provokim i hapur dhe kërcënim për serbët”. Aty u tha tutje se “shkrimi i grafiteve me këtë përmbajtje ka qenë metoda e preferuar e frikësimit të popullatës serbe, nga ekstremistët shqiptarë ndër vite”.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka thënë se kjo është e zakonshme në kohën kur në Kosovë ka “tensione politike dhe periudhë parazgjedhore”.

E vërteta?

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë nuk ofron të dhëna faktike për kryerësit e veprës edhe pse pretendon pa bazë se kjo po bëhet nga “ekstremistët shqiptarë” si kërcënim ndaj serbëve.

Pra, duke u bazuar vetëm në fotografinë e publikuar nga kjo zyrë, për grafitin “UÇK”, të cilin nuk dihet se kush e ka shkruar, kjo zyrë ka krijuar një teori të pabazuar në asnjë fakt duke e ndërlidhur edhe me periudhën para zgjedhjeve lokale të tetorit në Kosovë.


Shkrimi i plotë i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, përkthyer në shqip:

Grafiti “UÇK” në fshatin Stanishor të komunës së Novobërdës, një kërcënim i hapur ndaj serbëve në këtë pjesë të Kosovës e Metohisë.

Në fshatin e Stanishorit në komunën e Novobërdës, që popullohet nga serbët, mbrëmë u vunë re grafite me fjalët “UÇK”, që shkaktoi shqetësim te popullata lokale, pasi është provokim i hapur dhe kërcënim ndaj serbëve në këtë pjesë të Kosovës e Metohisë.

Grafiti i shkruar me këtë përmbajtje ka qenë një prej metodave të preferuara të intimidimit të popullatës serbe nga ekstremistët shqiptarë ndër vite dhe paraqet një mesazh të qartë të urrejtjes dhe të armiqësisë.

Siç është, fatkeqësisht e zakonshme, në Kosovë e Metohi, gjatë periudhave të tensioneve të ngritura politike dhe periudhës parazgjedhore, ekstremistët intensifikojnë aktivitetet dhe krimet e tyre, dhe incidenti në Stanishor sugjeron se edhe kjo herë nuk do të jetë më ndryshe.

U bëjmë thirrje serbëve të mos bien në provokimet në periudhën e ardhshme dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë që qartë dhe njëzëshëm të dënojnë përpjekjet e aktorëve të caktuar politikë në Prishtinë për të ndërtuar programin e tyre elektoral mbi urrejtjen ndaj serbëve.


Pretendimi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë është publikuar në disa media në gjuhën serbe (shih këtu, këtu, këtu, këtu, këtu, këtu dhe këtu)

ZKQS edhe në të kaluarën ka njoftuar në lidhje me mbishkrime të tilla, për të cilat pa fakte ka pretenduar se janë bërë si qëllim për të kërcënuar dhe dëbuar serbët nga vendbanimet e tyre në Kosovë.

Hibrid.info ka trajtuar këto përmbajtje duke i cilësuar si “teori konspirative”, “dezinformatë”, “përmbajtje e paverifikuar” e “raportim i njëanshëm”. (shih këtukëtukëtukëtukëtukëtu dhe këtu)

Kjo zyrë dhe shefi i saj, Petar Petkoviq, vazhdojnë ta përdorin në diskursin e tyre të shpeshtë me pretendimin se “po synohet dëbimi i serbëve nga vendbanimet e tyre në Kosovë”. Ky narrativ po përdoret zakonisht në ngjarje e zhvillime në vendbanimet me shumicë serbe në Kosovë, si rastet me mbishkrime “UÇK” në tabelat e vendbanimeve me shumicë serbe, apo edhe dëmtime të varrezave të komunitetit serb. (shih këtu)


Analiza:

Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë ka publikuar një fotografi ku shihet mbishkrimi i akronimit të  “Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” (UÇK).

Duke u bazuar vetëm në këtë fotografi, kjo zyrë ka krijuar një teori të pabazuar në asnjë fakt se kjo është bërë si rrjedhojë e kërcënimit për serbët nga “ekstremistët shqiptarë” si dhe duke e ndërlidhur me situatën paraelektorale për zgjedhjet lokale në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar pretendimin e bërë nga kjo zyrë si “Teori konspirative”.

Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere