Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i pabazë i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë për mbishkrimin UÇK si kërcënim për dëbim të serbëve

FESTIM RIZANAJ

Disa media në gjuhën serbe kanë publikuar sot (28 nëntor) artikuj në lidhje me mbishkrimin UÇK në rrugën për në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, gjë që ka shkaktuar shqetësim të madh te banorët e Shtërpcës.

Artikulli është i bazuar në një reagim të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e cila rastin e interpreton si një provokim dhe presion tjetër, por edhe frikësim ndaj të cilit janë të ekspozuar pothuajse çdo ditë banorët e zonës.

Artikujt janë të ilustruar me fotografi nga, siç pretendohet, vendi i ngjarjes. Këto fotografi janë në një kuadër të ngushtë nëpërmjet së cilës nuk mund të identifikohet vendndodhja.

Edhe pse nuk dihet se kush është kryesi i veprës, ky institucion serb pretendon pa fakte se ky veprim po bëhet me qëllim të largimit të serbëve nga vendbanimet e tyre.

Vegëza e artikujve të publikuar në mediat në gjuhën serbe:

https://www.kosovo-online.com/vesti/politika/kancelarija-za-kim-grafiti-uck-na-putu-ka-ski-centru-brezovica-mestani-strpca

https://www.novosti.rs/vesti/politika/1176975/grafiti-uck-putu-ski-centru-brezovica-mestani-strpca-zabrinuti-reagovala-kancelarija-kim

Vegëza e deklaratës së Zyrës për Kosovën:

https://kim.gov.rs/v4967.php

Pjesë të artikullit të publikuar në mediat serbe:

Zyra për Kosovë dhe Metohi ka bërë të ditur se në rrugën për në Qendrën e Skijimit në Brezovicë janë shkruar mbishkrime që glorifikojnë organizatën e UÇK-së, gjë që ka shkaktuar shqetësim të madh te banorët e Shtërpcës. Zyra ka thënë se presin që përfaqësuesit ndërkombëtarë të marrin një vendim të qartë lidhur me shkrimin e grafiteve të UÇK-së në zonat serbe.

“Jeta e serbëve në Shtërpcë, të cilët vitin e fundit janë të ekspozuar pothuajse çdo ditë ndaj persekutimeve, bastisjeve të Rosu-s, proceseve politike dhe persekutimeve, është bërë shumë më e vështirë dhe tani edhe ata janë të shqetësuar në këtë mënyrë me qëllimin e qartë, të largimit nga pragu i tyre, por janë të vendosur të qëndrojnë dhe të mbijetojnë në vatrat e tyre shekullore”, thekson Zyra për Kosovë dhe Metohi.


Për rastin të cilën e pretendon Zyra për Kosovën, nuk ofron fakte konkrete se ngjarja ka ndodhur në lokacionin e përmendur. Fotografitë që ofrohen si dëshmi të ngjarjes nuk ofrojnë pamje nëpërmjet së cilës mund të identifikohet vendi se ku ka ndodhur ngjarja.

Për më tepër, zyra nuk ofron të dhëna faktike për kryesit e veprës edhe pse pretendon pa bazë se kjo po bëhet më qëllim të dëbimit të serbëve nga vendbanimet e tyre.

Pra, duke u bazuar vetëm në këto fotografi, kjo zyre ka krijuar një teori të pa bazuar në asnjë fakt se shqiptarët po rrezikojnë sigurinë dhe po i frikësojnë serbët me qëllim të dëbimit të tyre nga Kosova


Analiza:

Mediumet në gjuhën serbe kanë publikuar deklaratën e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, në lidhje me mbishkrimin UÇK në rrugën për në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.

Artikulli është i bazuar në një reagim të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë nuk ofron fakte konkrete për vendndodhjen dhe kryesit e veprës dhe pretendon se ky veprim po bëhet me qëllim të largimit të serbëve nga vendbanimet e tyre.

Në bazë të metodologjisë së punë, hibrid.info, vlerëson se ky artikull nuk ofron fakte konkrete për pretendimet e ofruara dhe klasifikohet si “përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere