Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Thirrja për protestën e vitit 2013 synohet të paraqitet si aktuale

HIBRID

Faqja në Facebook e quajtur “Drenica Graphic” ka publikuar me datë 15 shtator një video të rap-artistit, Arian Agushi “Gold AG”, i cili shihet duke bërë thirrje për një protestë nga selia e Vetëvendosjes.

Në këtë video të publikuar nga kjo faqe shkruan “Thirrje Për Protest Kush eshte Ky Person ?”.

Hibrid.info pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, ka arritur të vërtetojë se kjo video është realizuar në vitin 2013, ndërsa faqja e lartcekur synon ta paraqesë atë si aktuale.

Video është realizuar me datë 24 janar të vitit 2013, atëkohë kur Gold AG kishte ftuar të gjithë shqiptarët që ti bashkohen protestës së organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila ishte mbajtur për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.


Vegëza e videos së publikuar në faqen “Drenica Graphic” në Facebook me datë 15 shtator:

https://www.facebook.com/drenicamd/videos/624832489283588/

Screenshot i videos së publikuar më 15 shtator nga faqja “Drenica Graphic” në Facebook

Pas hulumtimit të bërë përmes programit te automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, hibrid.info ka arritur të gjejë videon e publikuar në kohë reale (24 janar 2013) në llogarinë zyrtare të artistit në Youtube. (shih këtu)

Screenshot i video së publikuar më 24 janar 2013 në llogarinë zyrtare në Youtube të rap-artistit Gold AG

Për ta qartësuar edhe më shumë faktin se thirrja për protestë nga Gold AG ishte e organizuar në vitin 2013 nga Lëvizja Vetëvendosje, hibrid.info ka arritur të gjejë videon për njoftimin e mbajtjes së kësaj proteste në llogarinë zyrtare të kësaj lëvizje në Youtube, e cila tregon datën 22 janar 2022. (shih këtu)


Analiza:

Faqja në Facebook “Drenica Graphic” ka publikuar një video të vjetër të vitit 2013 të realizuar nga rap-artisti Gold AG, i cili atëkohë kishte bërë thirrje duke i ftuar të gjithë shqiptaret në protestën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Mirëpo, kjo faqe ka synuar ta paraqesë këtë thirrje si aktuale, pasi në këtë video ka vënë fjalinë “Thirrje Për Protest Kush eshte Ky Person ?”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere